Hilsn

Tragjike në vend! Digjet një banesë shkrumb e hi, 4 pjesëtar të një familje…

Një banesë pothuajse është shkrumbuar nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Gurishtë–Shilbatër, Njësia Administrative Tregan, në Elbasan.

Dyshohet se shkak i flakëve është një shkëndijë elektrike, ndërsa përhapja e shpejtë e flakëve është favorizuar edhe nga era e fortë.

Drejt vendngjarjes janë nisur mjetet zjarrfikëse nga Bashkia Elbasan për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shmangur rrezikun e përhapjes së zjarrit në banesat përreth

Raportohet se banesa i përket shtetasit Arif Paeshti dhe si pasojë e zjarrit, katër anëtarë të familjes së tij kanë mbetur në qiell të hapur, në një kohë kur temperaturat në zonë janë mjaft të ulëta dhe shënojnë vlera negative.

Po ashtu bëhet me dije se nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

×