Pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, para dy ditësh, ka reaguar për herë të parë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në reagim Ambasada ka shprehur ngushëllimet për familjarët dhe ka dënuar aktin.
“Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për viktimat e këtij sulmi dhe familjet e tyre, dhe e dënojmë ashpër përdorimin e dhunës kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve”, ka thënë ambasada për TopChannel.
Kujtojmë se gjyqtari u vra ditën e hënë me armë zjarri në Gjykatën e Apelit gjatë kohës që po ushtronte detyrën.
Elvis Shkambi është vrasësi i Astrit Kalasë, xhaxhai i të cilit, Gjon Shkambi ishte palë në gjyqin që po zhvillohej për një çështje pronash. Të plagosur gjithashtu mbetën dhe babë e bir, Ragip dhe Ervis Kurtaj.