Hilsn

Nuk do te harroj kurrë! Këngëtarja Tuna përlot, merr vendimin e madh për djalin e Shpat Kasapit

Këngëtarja Tuna, gjatë një homazhi për këngëtarin Shpat Kasapi ka rrëfyer se ishin shokë klase dhe se të dy arritën sukses.

Këngëtarja dha mesazhin se muzika do ta mbajë gjithmonë gjallë emrin e Shpat Kasapit.

“Unë dhe ti Shpat ecëm nëpër shumë rrugë bashkë, ishim shokë klase ishim fëmijë të bekuar me prindër që na mbështetën në ëndrrat tona për muzikën ishim adoleshentë që provuam barrën e popullaritetit para se ta kuptonim çfarë do të thoshte ajo, ishim dy të rinj që në betejat nga Shkupi të depërtonin në Prishtinë, Tiranë e kudo që ka shqiptarë dhe ia dolëm Shpat. Ti ia dole sot kënga jote jehon në çdo qytet, në çdo shtëpi, në çdo zemër ku flitet shqip sepse ti le shumë pas, le muzikën që do të mbajë emrin tënd të gjallë përherë, le buzëqeshjen tënde atë buzëqeshje që nuk u largua asnjëherë nga fytyra jote le porosinë se të jesh i mirë të jesh i pastër i qetë i dashur është vlerë e njerëzimit”.

Më tej Tuna bëri një premtim publik për djalin e Shpat Kasapit, teksa tha se do të jetë mbëshetëse për Roelin, nëse ky i fundit do t’i futet botës së muzikës.

“Shpat Kasapi miku ynë ti ishe dhe do të jesh pjesë e një brezi të artë, do të vijnë emrat e tjerë do të krijohen këngë të tjera por vendi yt drita jote nuk do të zëvendësohet dhe nëse një ditë Roeli vendos të ngjitet në skenë unë do të jem aty të premtoj do ta mbështes ashtu si dikur që ne mbështetëm njëri tjetrin ky është premtimi im për ty”.

Post navigation

×