Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Enver Bajraktari u gropos në arën me misër, autori i dyshuar: S’kisha qëllim ta vr*sja, por…

    0
    By admin on August 18, 2025 TvShow

    Top Kolshi, i dyshuar për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit, në Baicë të Lipjanit, në seancën dëgjimore të mbajtur më 13 gusht 2025 në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjatë deklarimit ka thënë se nuk kishte qëllim që ta vriste viktimën dhe se viktima kishte qenë në pronën e tij dhe e kishte sulmuar në pronën e tij.

    Sipas vendimit të Gjykatës për caktimin e masës së paraburgimit, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, Kolshi ka deklaruar se është penduar për veprën që ka kryer.

    “E përkrahu fjalën e avokatit tim dhe shtoj se me vjen keq për familjen e të ndjerit dhe të ndjerin, nuk kam pas arsye dhe as qëllim që ta mbys dhe jam penduar. Ka qenë në pronën time dhe më ka sulmuar në pronën time”, citohet të ketë deklaruar Kolshi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Në vendim thuhet se mbrojtësi i të dyshuarit Kolshi, avokati Halim Shala ka propozuar që ndaj të mbrojturit të tij të bëhet ekzaminim psikiatrik.

    “E kundërshtojmë kërkesën e prokurorit për caktimin e masës së paraburgimit, meqenëse kjo mase ka të bëjë me sigurinë e klientit tim për shkak të raporteve që kane me familjen e viktimës pasi që jetojnë në të njëjtin vend, le te mbetet si e tillë në këtë fazë me propozim që gjatë kësaj periudhe të bëhet një ekzaminim psikiatrik për Kolshi me të cilën do të vërtetohet dhe argumentohet në mënyrë objektive gjendja e afektit mendor, respektivisht të vërtetohet se në kohën e kryerjes së veprës penale i njëjti a ka qenë në gjendje të kuptoj veprimet e veta”, citohet deklarimi i Shalës.

    Lidhur me këtë, prokurori Arben Hoti ka thënë se do ta kenë parasysh njoftimin e mbrojtjes lidhur me mundësinë e paraqitjes së kërkesës për ekzaminim psikiatrik dhe kërkoi nga mbrojtja që në rast se posedojnë dokumente të mëhershme shëndetësore të kësaj natyre, t’i dorëzojnë në Prokurori.

    Sipas Gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se mes datës 3 gusht ora 16:00 e deri më 4 gusht në ora 12:10 në fshatin Baicë – Komuna e Lipjanit, i pandehuri Kolshi për shkak të mosmarrëveshjeve paraprake, me dashje e në bashkëkryerje me persona të paidentifikuar, privojnë nga jeta tani të ndjerin Bajraktari.

    Aty thuhet se Enver Bajraktari, rreth orës 16:00 të 3 gushtit, ka dalë nga shtëpia e tij duke dërguar gjedhen e tij për kullos në livadhe të fshatit, e ku më pas i njëjti goditet me mjete të forta në kokë dhe trup, e më pas ngufatet. Pastaj, trupin e tij, e tërheqin zvarrë disa metra duke kaluar përmes një are të mbjellë me misër, hiqen disa rrënjë misri, gërmohet një gropë me thellësi mbi një metër brenda saj vendoset trupi i viktimës, dhe më pas mbulohet trupi me dërrasa.

    Gjithnjë sipas vendimit, më pas, gropa u mbulua me dhe, kurse aty u rivendosën rrënjët e misrit. Më pas, familjarët bënë kërkime rreth fshatit dhe më 4 gusht, në ora 12:10 e gjetën trupin e viktimës pa shenja jete.

    Prandaj për këto veprime, Kolshi dyshohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.5 të Kodit Penal.

    Kolshi dyshohet po ashtu edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 të Kodit Penal. Krejt kjo pasi që në shtëpinë e tij me dashje dhe vetëdije, pa autorizim kishte mbajtur një armë të tipit Zastava dhe 50 gëzhoja.
    Në vendim po ashtu thuhet se raporti analitik i pamjeve të kamerave të sigurisë vërteton faktin se viktima ishte nisur në drejtim të vendit të quajtur “ara e misrit”, dhe lëvizjet e të pandehurit fillimisht afër shtëpisë së kushëririt të viktimës e pastaj shkuarja tek vendi i quajtur “ara e misrit”.

    Në vendimin që e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, thuhet se nga deklaratat e dëshmitarëve Q.B., Q.B., dhe A.B., thuhet se ata kanë spjeguar që viktima me tani të pandehurin kanë pasur mosmarrëveshje para 2 viteve dhe se në ditën kritike ka dalë me lopë dhe nuk është lajmëruar.

    Ndërkaq, nga raporti i autopsisë rezulton se viktima kishte lëndime në trup dhe si pasojë e ngufatjes ka ardhur deri te vdekja.

    Në lidhje me veprimet, thuhet se Kolshi në Polici, e po ashtu edhe në seancë dëgjimore ka pranuar kryerjen e veprës penale.

    Andaj, Gjykata Themelore ka ardhur në përfundimin se marrë parasysh se Kolshi është njoftuar për hetimet që po zhvillohen ndaj tij, mosha e re, dënueshmëria e veprës penale dhe fakti se është i pamartuar, mund të ekzistojë rreziku i përsëritjes së veprës dhe arratisjes.

    Gjithashtu, Gjykata ka gjetur se bazuar edhe në peshën e veprës penale dhe rrethanat nën të cilat dyshohet se Kolshi ka kryer veprën penale- fshehja e trupit të pajetë i cili më pas u gjet i groposur, kushtëzohet caktimi i masës së paraburgimit.

    Po ashtu, në vendim thuhet se duhet marrë parasysh edhe e kaluara kriminale e të pandehurit, i cili rezulton se ka dy akgjykime të plotfuqishme, e njëri prej tyre (i datës 25 nëntor 2024) ka të bëjë me vepër penale kundër jetës dhe trupit, e në të cilin rast besohet se viktimë ka qenë pikërisht i ndjeri Bajraktari.

    Më 4 gusht, Policia njoftoi se u gjet një trup i groposur në Baicë të Lipjanit dhe se dyshohet për vrasje të rëndë. Një ditë më pas, më 5 gusht, Prokuroria njoftoi se është identifikuar trupi i viktimës, i cili një ditë më parë ishte raportuar i zhdukur. Kurse, më 12 gusht u bë e ditur se është arrestuar i dyshuari Top Kolshi.

    Previous ArticleE RËNDË/ Gjendet i vd*kur një burrë! Dyshohet për vetëvr*sje me armë zjarri
    Next Article Tragjedi në Itali/ U qëllua me armë elektrike nga karabinierët, ndërron jetë shqiptari
    Të Fundit

    E rende! Autoambulanca përmbyset rrugës për spital, ndërron jetë pacienti

    August 18, 2025

    Trazira në jetën personale, por të mira në jetën financiare! Horoskopi i të Martës, ja cfarë i pret këto shenja

    August 18, 2025

    Përlotëse! Ish banorja e BBVA humb njeriun e afërt në lule të rinisë, përlot rrjetin me dedikimin!

    August 18, 2025
    Tv Show

    Tragjedi në Itali/ U qëllua me armë elektrike nga karabinierët, ndërron jetë shqiptari

    August 18, 2025

    Enver Bajraktari u gropos në arën me misër, autori i dyshuar: S’kisha qëllim ta vr*sja, por…

    August 18, 2025

    E RËNDË/ Gjendet i vd*kur një burrë! Dyshohet për vetëvr*sje me armë zjarri

    August 18, 2025
    Horoskopi

    Trazira në jetën personale, por të mira në jetën financiare! Horoskopi i të Martës, ja cfarë i pret këto shenja

    August 18, 2025

    ‘Energjia qiellore arrin kulmin…’ Këto 3 shenja do shkëlqejnë këtë javë! Ja cfarë ju pret

    August 18, 2025

    Gati për ta shijuar! Këto janë dy shenjat e horoskopit që do të jetojnë si mbretër deri ne Dhjetor!

    August 16, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Bajame të infektuara? Ju duhen vetëm 3 përbërës që i keni në shtëpi / Ja kura e plotë nga Ylli Merja

    February 3, 2025

    Ylli Merja: Ja si të përdorni bananet në trajtimin e problematikave të…

    April 1, 2025

    Keni dhimbje të gjurit? Ja kura natyrale që do jua largojë dhimbjet përgjithmonë

    February 5, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.