Aktori i njohur Jul Deda ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale pas deklaratave emocionale të Bes Kallakut.
Në një postim në InstaStory, Deda thekson se fjalët e Besit janë për ata që nuk e njohin vërtetë atë, ndërsa ata që e kanë njohur nga afër nuk kanë nevojë për shpjegime.
“Përtej punës, karrierës dhe publikut, Bes Kallaku është një nga djemtë me zemër më të bardhë që kam njohur në jetë.
Nëse ka mundësi të bëjë për ty diçka të vogël, ai bën maksimumin,” shkruan Jul Deda krahas videos se podcastit të Grida Dumës, ku i ftuar ishte Besi.
Reagimi i Julit vjen në një moment kur Bes Kallaku po komentohet gjerësisht për anën e tij më të ndjeshme dhe reflektuese,
duke treguar se pas humorit të njohur për vite me radhë, fshihet një njeri me vlera të forta njerëzore dhe familjare.






