Hilsn

U rrëzua aksidentalisht, humb jetën turisti në Sarandë!

Një ngjarje rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Sarandës, ku një turist francez ka humbur jetën.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi francez M. F., 28 vjeç në gjendje të dehur ka humbur ekuilibrin dhe aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi, ku si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë po kryejnë veprime hetimore për zbardhjen e plotë të rastit, pasi më datë 02.09.2025, rreth orës 03:00, në rrugën “Butrinti”, Sarandë, shtetasi francez M. F., 28 vjeç, dyshohet se në gjendje të dehur ka humbur ekuilibrin dhe aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi, ku si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

×