Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku janë vrarë me armë zjarri dy vëllezër. Mediat në Kosovë raportojnë se autori është dhëndri i familjes, shtetasi Astrit Isufi.
I dyshuari, siç ka thënë Policia, është nga një fshat i Drenasit dhe eshte shpallur ne kerkim.
Në raportin e Policisë thuhet se dy vëllezërit rreth orës 11:30 u dërguan në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kijevë, ku më pas mjekët konstatuan vdekjen e tyre.
Viktimat jane të moshave rreth 32 dhe 45 vjeç, të cilët janë qëlluar me armë zjarri para shtëpisë së tyre.
Ngjarja dyshohet se ka pasur motiv familjar, i cili kishte filluar më herët mes palëve.
Dyshimet per ngjarjen
I dyshuari, sipas hetimeve paraprake, ka shkuar në shtëpinë e viktimave për të marrë gruan e tij. Pasi është larguar disa metra, ai është kthyer përsëri dhe ka hapur zjarr ndaj dy vëllezërve që ndodheshin para derës së shtëpisë.
Të dy kanë ndërruar jetë si pasojë e të shtënave, njëri në vendin e ngjarjes e tjetri rrugës per ne spital.
Dyshohet se edhe vëllai i të dyshuarit kishte pasur konflikte të mëparshme me viktimat.





