Hilsn

Për një foto me kalin, i mori jetën 42-vjeçarit para familjes, dëshmia e autorit: Më acaroi sepse …

 

Kjo dëshmi e 63-vjeçarit, që nuk kishte vuajtur asnjë ditë burg për shkak të parashkrimit të veprës, është administruar në fashikullin që TCH disponon, në të cilin tregohet se pronari i kalit e qëlloi për vdekje turistin.

Vrasësi e ka shpjeguar veten duke thënë se qëlloi në gjaknxehtësi e sipër, mbasi dëgjoi sharje nga turisti, duke shtuar: “Nuk dua të justifikohem për atë që bëra. Por mua më vret fjala se një grusht apo pëllëmbë, dhe kur më fyejnë unë nevrikosem shumë.”

 

‘Ore zotëri, të lutem mos e përkëdhel kalin, se e kanë përkëdhelur shumë veta sot dhe bezdiset kali.” Kjo është dëshmia e Kristo Memës, një ish-i dënuar po për vrasje me 22 vite burgim, i cili shprehet se si e qëlloi në gjaknxehtësi e sipër turistin Keli Hoxha.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Berat më 28 tetor dhe në dosje rezulton të jenë pyetur edhe familjarët e të ndjerit, i cili jetonte në Angli, mes tyre e ëma dhe bashkëshortja.

Kjo e fundit, Vjollcë Haxhia, thotë se e bija pa një kalë të bardhë të lidhur: “Ju afrua dhe pranë kalit nuk kishte njeri dhe vajzës i erdhi keq, tha ‘gjynah, pse është lidhur’.

×