Hilsn

Merr fund çdo dyshim për ndarjen e Elgit Dodës nga Klea Huta

Pas një periudhe ku në mediat rozë qarkulluan thashetheme të shumta për një krizë të mundshme apo ndarje mes çiftit të njohur, Klea Huta ka reaguar sot duke i shuar përfundimisht të gjitha dyshimet.

Me rastin e ditëlindjes së partnerit të saj, kantautorit dhe producentit Elgit Doda, moderatorja ka zgjedhur të bëjë një urim publik mjaft të ndjerë.

Ajo ka postuar një foto të bukur familjare bardhë e zi, të shkrepur në Romë pranë shatërvanit “Trevi”, ku shfaqet e buzëqeshur në krah të Elgitit dhe djalit të tyre, Krid.

Klea e ka shoqëruar imazhin me dedikimin: “Gëzuar ditëlindjen shpirti im, të duam shumë”,

 

fjalë që konfirmojnë se marrëdhënia e tyre gëzon shëndet të plotë dhe se familja vazhdon të jetë e bashkuar dhe e lumtur.

×