Emiljano Shullazi nuk është paraqitur ditën e sotme në seancën gjyqësore për dosjen ‘Revanshi.
Teksa ditën e djeshme iu ekzekutua miku i ngushtë Gilmando Dani në atentatin e ndodhur në rrethrrotullimin pranë aeroportit të Rinasit.
Gilmando Dani njihet ndryshe si krahu i djathë i Shullazit.
Ky i fundit ndodhet në qeli i akuzuar nga SPAK për sigurim të kushteve për të vrarë dhe mjeteve materiale në dëm të Durim Bamit.





