Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Australi, ku eshtrat e një fëmije shqiptar janë gjetur të groposura në oborrin e një shtëpie.
Mësohet se zbulimi u bë nga policia në Brookfield, pas disa orësh kërkimesh.
Foshnja që dyshohet se ka qenë rreth 18 muajsh, ishte varrosur në një varr vetëm 50 cm të thellë.
Eshtrat fillimisht u zbuluan nga pronari aktual i banesës, teksa po bënte punime në kopshtin para shtëpisë.
Sipas mediave të huaja, fëmija ka jetuar në atë shtëpi me prindërit dhe dy vëllezërit e motrat e tij në vitin 2014,
para se të ktheheshin në Shqipëri. Ai nuk ishte raportuar i zhdukur në atë kohë.
Nuk është ende e qartë nëse autoritetet australiane janë vënë në kontakt me autoritetet shqiptare.





