Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Shënavlash të Durrësit, ku një 66-vjeçar ka humbur jetën.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Durrësit, shtetasi T. A., banues në Shënavlash, ndërroi jetë në spitalin e Tiranës.
Dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë konsumimi i fotoksinës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës
referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, në lidhje me shtetasin T. A., 66 vjeç,
banues në fshatin Shënavlash, i cili humbi jetën në spital, në Tiranë, dyshohet si pasojë e konsumimit të fotoksinës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.





