Përleshje fizike dhe të shtëna me armë zjarri
janë regjistruar ditën e sotme në Podujevë.
Ngjarja ka ndodhur rreth 14:30, ndërsa i plagosur ka
mbetur një person nga goditja me sende të forta, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo bëri gjithashtu me dije se lidhur me ngjarjen janë shoqëruar në komisariat 4 persona, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.
“Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes nga një mjet i fortë (shkop) është lënduar një person i cili është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor katër persona, prej tyre 1 dëshmitar dhe tre persona të dyshuar të cilët ishin të përfshirë në rast”, tha ajo.