Hilsn

Olta Gixhari ja bënë ‘8 me 2’ Milaim Zekës! E telefonon live nga BBVk dhe i kërkon live

Një telefonatë që ishte menduar si një sfidë humori është kthyer në një përballje të sikletshme për Milaim Zekën në emisionin “UëTëFë Show”.

Gazetari u bë pjesë e rubrikës “Caliente”, ku duhej të telefononte Olta Gixharin për ta përshëndetur,

pas deklaratave të tij të mëparshme ku aludonte se ajo e kishte kërcënuar dhe kishte ndikuar në largimin e tij nga Big Brother VIP Kosova.

Sapo hapi telefonin, aktorja nuk humbi kohë me mirësjellje por i kërkoi llogari drejtpërdrejt:

“Pse del me ato deklarata… kush të ka kërcënuar ty?”.

I zënë ngushtë dhe duke qeshur, Milaimi u tërhoq nga pretendimet e tij duke i thënë “s’më ke kërcënuar” dhe duke e informuar se ishin live për t’i uruar suksese.

Biseda u mbyll shkurt nga Olta me frazën thumbuese “me mend në kokë”,

duke lënë të kuptohet se akuzat e ngritura më parë nga Zeka mund të kenë qenë thjesht ekzagjerime mediatike.

×