Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Bilanc tr*nditës! Dhimbje pas dhimbjeje, del lista e v*ktimave të 20 ditëve të para të Gushtit!

    0
    By admin on August 20, 2025 Të Fundit

    Gushti i ka shtuar aksidentet në vend, disa prej të cilave kanë rezultuar me pasoja fatale. 7 jetë u humbën në përplasjet rrugore në 20 ditët e para të gushtit, 3 prej të cilave ndodhën vetëm në qarkun e Fierit. Shkaqet shihet nga shpejtësia tej normave të lejuara, dhe tek parakalimet e gabuara, në një kohë kur fluksi i mjeteve është më i shtuar prej sezonit turistik.

    Më 8 gusht në Fier një makinë përfundoi jashtë rrugës pranë Qafës së Koshovicës. Efekte 4 personat në të u dëmtuan, por një 15-vjeçar i cili u shpëtua nga makina që rrezikonte të shpërthente në flakë nga një efektiv që u nderua për gjestin heroik, ndërroi jetë pak ditë më pas në spital.

    Ky aksident, në 3 javët e para të gushtit, është i treti me pasojë vdekjen që ndodh në qarkun e Fierit.

    30-vjeçari Gazmend Gropa nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të rënda që mori nga përplasja e një makine më 19 gusht. Ai drejtonte një motoçikletë kur u përplas në aksin Fier-Patos, rrugë kjo që gjatë verës nuk i shpëton aksidenteve. I riu ndërroi jetë në spitalin e Fierit një ditë më vonë, ndërsa të lënduar mbetën dhe shoferi dhe pasagjerja në makinë.

    Po në Fier, më 6 gusht 2 makina u përplasën në rreth rrotullimin e Levanit duke i marrë jetën njërit prej drejtuesve të mjeteve.

    Në 20 ditë të gushtit, ky qark shënon numrin më të lartë të aksidenteve rrugore me pasoja fatale në jetë njerëzish. Në Durrës, Shkodër, Vlorë dhe Berat, në incidentet rrugore humbën jetën 4 persona.

    Më tragjiku, është ai i së hënës së 18 gushtit pranë Kryebushatit në Shkodër. Një kamion përplasi fuqishëm 2 makina e përfundoi dhe vetë i përmbysur në rrugë. Shoferi i makinës elektrike, Altin Luli, 47 vjeç, humbi jetën, një nga të parët themelues të startup-eve në Shqipëri, djali i të ndjerit Fran Luli, pedagog në Universitetin “Luigj Gurakuqi”. Gruaja dhe 2 fëmijët e mitur, shpëtuan mrekullisht në mesin e makinës së bërë copë. Shoferi i kamionit u arrestua bashkë me vajzën që drejtonte makinën tjetër të përshirë në përplasje, me dyshimin e një parakalimi të gabuar.

    Në orët e para të 17 gushtit në fshatin Moravë të Beratit, 29-vjeçari Ornel Caushaj. Humbi kontrollin e drejtimit dhe makina përfundoi jashtë rruge. Partnerja e tij, Sindi Salaj, gazetare, fatmirësisht shpëtoi. Sipas miqve të tyre, çifti ishte njohur që në kohën e gjimnazit dhe nga kjo lidhje kanë edhe një vajzë 2 vjeçe.

    Për fat të mirë, në qarqet e tjera në vend nuk u regjistruan aksidente me pasojë vdekjen në këtë periudhë. Vjet gjatë gjithë gushtit, u shënuan 16 viktima, nga aksidentet rrugore.

    Aksidentet me vdekje në gusht

    FIER 3 viktima nga aksidentet

    SHKODËR 1 viktimë nga aksidentet

    DURRËS 1 viktimë nga aksidentet

    BERAT 1 viktimë nga aksidentet

    VLORË 1 viktimë nga aksidentet

    aksident gusht te fundit viktima
    Previous ArticleTR0NDITESE! 45-vjeçari gjendet i vd*kur në shtëpi, zbardhen detajet e para!
    Next Article E rëndë/ Gjendet i pajetë në banesë një 45-vjeçar, ja dyshimet e para rreth ngjarjes…
    Të Fundit

    Bilanc tr*nditës! Dhimbje pas dhimbjeje, del lista e v*ktimave të 20 ditëve të para të Gushtit!

    August 20, 2025

    TR0NDITESE! 45-vjeçari gjendet i vd*kur në shtëpi, zbardhen detajet e para!

    August 20, 2025

    Gerta Gixhari feston ditëlindjen, Olta SHTANG me veprimin që bënë! (Foto)

    August 20, 2025
    Tv Show

    E rëndë/ Gjendet i pajetë në banesë një 45-vjeçar, ja dyshimet e para rreth ngjarjes…

    August 20, 2025

    Tragjedi pas tragjedie/ Nga 15-vjeçari te biznesmeni i njohur, ja vi*ktimat e gushtit fatal…

    August 20, 2025

    Del ekspertiza/ Tre shqiptarët në Greqi humbën jetën pasi makina shp*rtheu në flakë! Trupat kishin…

    August 20, 2025
    Horoskopi

    ‘Hiqet si i mirë, por ju do të keqen!’ Yjet cjerrin fytyrën e këtij personi të afërt, ja në c’mënyrë do surprizoheni!

    August 20, 2025

    Zhvillime të reja, ndikime tr*nditëse! Hëna e re e Gushtit sjellë këto ndryshime në këto shenja

    August 19, 2025

    Kujdes me financat! Këto shenja do humbin një shumë të madhe parash, ja cfarë thonë yjet!

    August 19, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Lëngu i qepës besohet se ndihmon në rritjen e flokëve

    June 23, 2025

    Ylli Merja tregon `frutin magjik` qe bën mrekulli tek diabetiket

    May 1, 2025

    Bajame të infektuara? Ju duhen vetëm 3 përbërës që i keni në shtëpi / Ja kura e plotë nga Ylli Merja

    February 3, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.