Hilsn

Ngjarje e rëndë në qytetin shqiptar/ Gjendet i vr*rë me plumb në kokë 42-vjeçari

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Tetovë sonte më 24 nëntor 2025.

Pas denoncimit për zhdukjen e bashkëshortit, një burrë është gjetur i vdekur brenda një Audi Q5, me targa të Tetovës.

Sipas raportit të policisë së SPB Tetovë, më 24 nëntor rreth orës 02:00, bashkëshortja e tij, B.B. (33), ka raportuar se A.B. (42), banor i Tetovës, kishte ikur nga shtëpia me makinë dhe nuk i përgjigjej telefonatave.

Rreth orës 16:15 të së njëjtës ditë, zyrtarë policorë nga departamenti i Tearcës kanë identifikuar automjetin, në ara, pranë fshatit Nerashtë, raporton Alsat M.

Brenda makinës, burri është gjetur i vdekur, pa shenja jete, ndërsa dritarja e shoferit kishte një vrimë plumbi. Në kokë kishte plagë dhe mjeku i urgjencës konstatoi vdekjen në vendngjarje.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur prokurori publik dhe ekipi i ekspertizës nga SPB Tetovë, të cilët kanë identifikuar viktimën si A.B. nga Tetova.

Hetimet janë në vijim për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, duke përfshirë motivet dhe autorët e mundshëm./tvklan.al

×