Hilsn

Ngjarje tragjike ne Greqi! Vd*s foshnja 5 muajshe, prindërit e çuan në spital pa ndjenja dhe të mavijosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku nëj foshnjë vetëm 5 muajsh ka ndërruar jetë.

Sipas mediave vendase mësohet se ngjarja ka ndodhur në ishullin e Parosit, ku nëna e foshnjës, shtetase shqiptare, e dërgoi të voglën në Qendrën Shëndetësore pasditen e së dielës.

Foshnja ishte pa ndjenja, me ngjyrë blu, nuk merrte fryme dhe me midriazë ( zgjerimi patologjik ose farmaceutik i bebëzës së syrit). Fatkeqësisht ajo kishte ndërruar jetë dhe ishte ekipi mjekësor të cilët konfirmuan vdekjen.

Oficerët e Policisë menjëherë shkuan në Qendrën Shëndetësore të Parosit ku dhe arrestuan prindërit e foshnjës, të dy me origjinë shqiptare.

Një çështje penale është ngritur për këtë rast, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore e trupit të foshnjës pritet të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes.

Sipas informacioneve nga protothema.gr, familja, e cila ka edhe tre fëmijë të tjerë më të rritur, kishte shkuar në det herët në mëngjes, ishte kthyer në shtëpi në mesditë dhe foshnja kishte vdekur herët në pasdite.

 

×