Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Sotirë të Gramshit një automjeti tip fuoristradë ka dalë nga rruga duke rënë në një humnerë, ku si pasojë kanë ngelur të plagosur katër punonjës të Ujësjellësit.
Burimet për median bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit ka pësuar thyerje të brinjëve dhe ka dëmtuar mushkëritë dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Ndërsa tre të tjerët janë duke marrë mjekimin në spitalin e Gramshit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu mësohet se katër punonjësit e Ujësjellësit kishin dalë në terren për të rregulluar një defekt në një linjë furnizimi.