Hilsn

I FUNDIT/ Vjosa del nga shtrati, urdhër evakuimi për banorët në Fier….

LAJMËRIM ZYRTAR PËR EVAKUIM TË MENJËHERSHËM

Në zbatim të:
• Ligjit nr. 45/2019, “Për Mbrojtjen Civile”
• Planit Kombëtar të Emergjencave Civile
• Planeve Vendore të Emergjencave Civile,
si pasojë e situatës së krijuar nga përmbytjet dhe rrezikut të menjëhershëm për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, do të kryhet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të:
Bashkisë *FIER*

Njësisë Administrative *FERRAS*

Evakuimi do të realizohet përmes koordinimit me:
• Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC)
• Prefektin e Qarkut përkatës
• Strukturat e Emergjencave Civile në bashki

Sipas legjislacionit në fuqi, Kryetari i Bashkisë është autoriteti përgjegjës për urdhërimin e evakuimit në territorin e bashkisë.
Në çdo rast, komunikimi dhe kërkesat për ndihmë duhet t’u drejtohen autoriteteve publike në terren.

Prioritet në procesin e evakuimit kanë:
• Fëmijët
• Të moshuarit
• Personat me aftësi të kufizuara
• Familjet në zona të izoluara

Transporti për evakuimin e banorëve do të sigurohet nga:
• Mjetet e Bashkisë
• Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH)
• Forcat e Armatosura

MENAXHIMI I STREHIMIT TË TË EVAKUARVE
Menaxhimi i strehimit dhe asistencës për qytetarët e evakuuar do të realizohet nga Bashkia, në bashkëpunim me:
• Policinë e Shtetit
• Njësitë e kujdesit shëndetësor
• Strukturat e shërbimeve sociale, sipas nevojës

Në kuadër të këtij procesi do të sigurohet:
• Regjistrimi i të evakuuarve, në momentin e mbërritjes në ambientet e strehimit të përkohshëm
• Administrimi i nevojave bazë, përfshirë ushqimin, veshmbathjen dhe ndihmën mjekësore
• Ofrimi i informacionit periodik për statusin e situatës dhe masat në vijim

Ky njoftim ka karakter urgjent dhe hyn në fuqi menjëherë.

Për çdo situatë emergjente, qytetarët të kontaktojnë numrin e emergjencave.

×