Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Cfarë ndodhi dhe po ndodh me shëndetin e Gentian Zenelajt?! Aksidenti që i ‘ndryshoi’ jetën/ U largua nga skena,aktori rrëfen problemet me shëndetin

    0
    By admin on March 15, 2025 Të Fundit

    Aktori i dashur për publikun shqiptar, Gentian Zenelaj,

    ka ndarë një histori të papritur që e detyroi të shkëputej për disa muaj nga skena teatrale. Shkak për këtë u bë një incident i pazakontë, ku i përfshirë ishte qeni i tij, Zigi. Gjatë një interviste, Zenelaj tregoi momentin kur një shëtitje rutinë me qenin përfundoi me një dëmtim serioz.

    “Ishte një ditë e bukur nëntori, data 5 nëntor, po shëtisja qenin. Qeni im pa një qen rruge a një mace a nuk e di se çfarë. Më tërhoqi, s’isha as në celular se tani është bërë celulari edhe kur ecim problematik, jo më në makinë. Rrëzohem dhe thyej këmbën në dy vende”, rrëfeu aktori.

    Përballja me këtë situatë nuk ishte aspak e lehtë. Fillimisht, ai nuk e kuptoi shkallën e dëmtimit dhe mendoi se ishte një tërheqje muskulore.

    “I thashë kam përshtypjen kam një tërheqje. Qeshi doktori, tha ‘futu të bëjmë një grafi,’ tha ‘ke dy thyerje’” kujton ai. Pavarësisht dhimbjeve dhe vështirësive, Zenelaj nuk e lejoi këtë incident ta pengonte në angazhimet e tij profesionale. Ai tregoi se, sapo doli nga operacioni, u rikthye menjëherë në emisionin e tij televiziv.

    “Pra, jam operuar dhe kam dalë direkt në ‘Stop’. Çunat më bënë ca rampa me dyer që të ngjitesha, ishte tmerr i madh, isha me dy paterica, ishte siklet i jashtëzakonshëm,” rrëfeu ai.

    Një nga gjërat që e shqetësoi më shumë ishte fakti që shumë njerëz kishin blerë bileta për ta parë në teatër.

    “Ishin 600 bileta të prenotuara. Më vinte shumë keq për njerëzit. Njerëz që kishin bërë plane për ta parë, kishte ca që kishin ardhur edhe nga jashtë, rezervime të hershme dhe më vinte kaq zor, o Zot thosha, si do ia bëjmë?” Përveç sfidave fizike, ky incident ndikoi edhe në jetën e tij familjare. Ai pranoi se përgjegjësitë më të mëdha iu desh të përballoheshin nga bashkëshortja e tij, Aida.

    “Më vinte keq për bashkëshorten, Aidën, më vinte keq për mamanë sepse njerëzit, kur një mashkull, s’po e them me mburrje, është pak a shumë lokomotiva e shtëpisë, gjithë barra i bie pastaj bashkëshortes. Aida në këto sprovat e mia, jo thyerje klavikule, bërryli, jo gjëra i ka rënë rasti disa herë që ta marrë ajo komandën në dorë dhe unë gjej rastin ta falënderoj publikisht për durimin që ka me mua, përkushtimin që ka.”

    Me gjithë sfidat dhe dhimbjet, Zenelaj e kaloi këtë periudhë me humorin dhe optimizmin që e karakterizon, duke u rikthyer fuqishëm në skenë dhe ekran.

     

    gentian zenelaj
    Previous ArticlePublikohen Votat e sondazhit/ Ja kush prite te largohet sonte nga shtepia e BBV4
    Next Article Egli rikthehet në shtëpi, i bënë Gjestit atë që NUK E PRISTE ASKUSH! Banori mbetët me ‘gisht në gojë’ (Video)
    Të Fundit

    Ulen temepratura dhe priten reshje shiu, moti për sot! Ja cfarë na pret pasdite të kësaj të Diele

    July 27, 2025

    Një e Diel e tensionuar, me të papritura dhe ndodhi! Energjia e kësaj dite do ju…

    July 27, 2025

    Aksident i frikshëm në vend, humb jetën 10 vjecari! 3 persona të tjerë…

    July 26, 2025
    Tv Show

    Humb jetën në plazhin e Qerretit një pushuese

    July 27, 2025

    U dhunua nga ish-shefi i qarkullimit Vlorë, flet kamarieri 18-vjeçar: I thash mos ofendo, më goditën me grushte

    July 27, 2025

    Video/ ‘Më solle një shishe ujë tepër’, efektivi dhe miku i tij dhunojnë kamerierin 18-vjeçar në Vlorë në sy të klientëve!

    July 27, 2025
    Horoskopi

    Një e Diel e tensionuar, me të papritura dhe ndodhi! Energjia e kësaj dite do ju…

    July 27, 2025

    Ju erdhi dita dhe juve! 5 shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë ditët më të bukura të vitit!

    July 26, 2025

    Periudhë pozitive pëër këto 5 shenja, ‘TMERR’ për të tjerat! Ja cfarë ju pret deri me 3 Gusht

    July 24, 2025
    Këshilla Shëndeti

    10 shenja që trupi po ju tregon qartë: Keni probleme me veshjat!

    May 15, 2025

    Ylli Merja tregon `frutin magjik` qe bën mrekulli tek diabetiket

    May 1, 2025

    Ylli Merja: Si të largojmë në kohë rekord në kushte shtëpie mykun e thonjve

    April 1, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.