Hilsn

U hodh nga ura, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës…

Është gjetur trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës, i cili u vetëhodh mbrëmjen e së hënës (8 Dhjetor) nga ura e fshatit Fshat në bashkinë Klos.

Raportohet se 39-vjeçari Klodian Kulla u hodh nga ura rreth orës 23:40 dhe për pasojë, ka humbur jetën.

Si pasojë e terrenit të vështirë, gjetja dhe nxjerrja e trupit nga gremina u bë pas disa orësh kërkimi nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikësve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.12.2025, rreth orës 23:40, tek ura e fshatit Fshat, bashkia Klos, shtetasi K.K., rreth 39 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura dhe për pasojë, ka humbur jetën.

Si pasojë e terrenit të vështirë, pas disa orësh kërkimi nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikësve, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit nga gremina.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

×