Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Lajme të reja dhe të papritura! Horoskopi i detajuar për muajin gusht për të gjitha shenjat

    0
    By admin on August 4, 2025 TvShow

    Dashi

    Për këto ditë të mbetura të javës nuk duhet të bëni lëvizje ekonomike. Gjatë gjithë gushtit nuk është momenti për të folur me bankat. Kjo çështje duhet të pres. Sidomos nga datat 5-25 gusht ka tendencë për të bërë lëvizje të gabuara ekonomike. Nga e hëna deri në datën 6, janë ditë shumë të mira për ju. Kujdes datën 19 me shëndetin. Çështjet e karrierës do jenë prezent, duke rezultuar një periudhë produktive.

    Demi

    Përsa i përket kësaj fundjave, nevoja për pushim është shumë e madhe. Ky mars në pozicionin që është, favorizon lëvizjet, udhëtimet. Por nuk favorizon lëvizjet bankare. Për Demat, shumë kujdes në raportet shoqërore dhe sociale. Me shumë gjasa do kenë firo në pjesën sociale që nuk do i pëlqej aspak dhe vështirë të rikthen sërish siç kanë qenë.

    Binjakët

    Planetin Mars e kanë te vetja, deri më 5 shtator. Pasiguritë dhe paqëndrueshmëritë janë ndjesi që përcillet. Por kjo nuk lidhet me atë që do ndodh në të vërtetë. Ky mars imponon ndryshimin, përmirësim të ndjeshëm në çështjen e profesionit. Propozimet, diskutimet për çështjet e punës do jenë prezent, kudo që të jeni fizikisht. Por mos u nxitoni në vendimmarrje, pasi do keni mundësi të zgjidhni më të mirën.

    Gaforrja

    Këtë fundjavë ka të bëjë me mënyrën si ndihen në raport me veten. Ka një paqëndrueshmëri emocionale. I bën të ëndërrojnë bukur, por nuk dihet sa do jetë mundësia t’i realizojnë. Marsi te Binjakët u impenjon mbyllje të çështjeve që i keni të hapura. Mos i lini për në shtator, pasi do t’ju marrë shumë kohë. Kujdes me fizikun tuaj në datat 15-16 gusht.

    Luani

    Venusin e kanë te vetja edhe për pak ditë. Këtë fundjavë duhet të merren me veten e tyre. Nga data 15-27 gusht, mërkuri kthehet në të kundërt te ju. Kjo dmth që në atë periudhë pavarësisht agjendës, do ju gjejë në punë. Marsi te Binjakët bën të mundur që vjeshta të jetë hiperaktive. Në gusht duhet të bëni korrigjime në rrugëtimin e karrierës suaj, por jo nisje të reja. Grindja në lidhje me ekonominë do jetë prezent që këtë fundjavë. Këshillë: Mbyllni detyrimet ekonomike para datës 15 gusht. Pasi ka tendencë të fortë që në datat 15-21 gusht të ndodhin debate të forta në lidhje me ekonominë.

    Virgjëresha

    Është në kulmin e horoskopit të tyre ky Mars. Pjesa më e madhe e tyre do jetë në punë. Mërkuri do jetë në të kundër te ata, që do bëjë të ketë vonesa. Këtë gusht merruni me punën deri në datën 6 gusht. Më pas do keni mundësi për të pushuar. Venusi do jetë te ju deri më 30 gusht, por do jetë sfidues. Do i jepni shumë rëndësi pamjes suaj fizike ose ambientit ku jetoni.

    Peshorja

    Venusi te Virgjëresha bën që të jetë domosdoshmëri raporti i mirë me veten. Kanë një tendencë të kënaqin veten dhe të jenë të ekuilibruar. Por që këtë fundjavë do i dedikoni shumë kohë familjes suaj. Pjesën e parë të shtatorit gjithashtu familja do ju marrë goxha kohë. Ky gusht do iu nxisë dëshirën të jeni me sa më pak njerëz. Do preferoni vende të qeta dhe të paqta. Ka ardhur momenti të rigjeni veten pasi në vjeshtë duhet të jeni gati për shumë ndryshime.

    Akrepi

    Ekonomi vazhdon të jetë prioritet. Edhe pse është gusht. Nesër me kalimin e Mërkurit të Virgjëresha, shija e parë që do merrni do jetë benefit ekonomik. Duhet të këni kujdes që lëvizjet me bankën t’i bëni në data 28 gusht-5 shtator. Marsi te gaforrja ju shkon shumë më tepër në lidhje me risqet e ekonomisë. Zhvillimi i përshpejtuar i ambicieve tuaja është prioritet.

    Shigjetari

    Marsin e kanë përballë, Jupiterin e kanë përballë. Kudo që të jenë do merren me punë. Mbajeni telefonin afër. Kjo do jetë gjithmonë për mirë, për zhvillimin e tyre. Një periudhë shumë e mirë që do sjell bashkëpunime për një kohë të gjatë. Në mesin e muajit duhet të jeni të kujdesshëm në çift.

    Bricjapi

    Në këtë fundjavë, deri në 15 gusht do ishte mirë të mbajnë larg diskutime që lidhen me punën, karrierën dhe lekun. Mund t’ju prishin terezinë dhe atmosferën duke ju detyruar të largoheni nga ambjenti ku ndodheni. Do ishte mirë që të shijoni agjendën deri në datën 12-13, pasi në mesin e gushtit do i ktheheni një ritmi të përshpejtuar si në profesion dhe në familje. Marsi është në familjen e 6 të diellit të tyre. Është një moment shumë i mirë për të zgjidhur çështje familjare. 15-27 gusht është periudhë korrigjuese.

    Ujori

    Plutoni është pothuajse më pak se 1 gradë. Mund të ndihet shumë pak, në lidhje me dokumenta apo këmbime ekonomike. Ky mars është shumë i favorshëm. Nga data 21-6 gusht do ketë lajme shumë të mira. Faktori i të papriturës është shumë prezent për muajin gusht për ujorët. Mos i lini hapësirë duke u nxituar dhe marrë risqe jo të sigurta.

    Peshqit

    Edhe në këtë 4 ditësh, por edhe gjatë gjithë gushtit, me marsin te binjakët duhet të keni prioritet menaxhimin të drejtë dhe të saktë me shpenzimet. Shqetësimi është a do ja dalim mbanë me shpenzimet. Dedikoni më shumë kohë marrëdhënies në çift. Duhet të bëjnë korrigjime vetë dhe jo të presin nga të tjerët. Kujdes me fizikun, sepse peshqit, binjakët, ujorët dhe luanët vazhdojnë të kenë shqetësime të vogla me veten dhe familjarët.

    Previous ArticleStuhi e fuqishme shiu dhe breshëri bënë NAMIN në këtë qytet të Kosovës, ja video!
    Next Article Aksident i rëndë në vend! Makina përpIaset mes per mes me shtyllën elektrike, ja cfare raportohet
    Të Fundit

    Lëkundje tërmeti në Maqedoni, ja cfarë raportohet!

    August 4, 2025

    Këto shenja do të tronditen nga të papriturat! Gushti një ‘MUAJ FURTUNE’! Ja cfarë do…

    August 4, 2025

    Aksident i rëndë në vend! Makina përpIaset mes per mes me shtyllën elektrike, ja cfare raportohet

    August 4, 2025
    Tv Show

    Reagon Stresi pasi Gjesti e hoqi nga Instagrami, shkak Jozi (Foto)

    August 4, 2025

    Maqedoni/ Lëkundje tërmeti në rajonin e Tetovës, detajet e para…

    August 4, 2025

    Lajme të reja dhe të papritura! Horoskopi i detajuar për muajin gusht për të gjitha shenjat

    August 4, 2025
    Horoskopi

    Këto shenja do të tronditen nga të papriturat! Gushti një ‘MUAJ FURTUNE’! Ja cfarë do…

    August 4, 2025

    Situata të vjetra do rikthehen në horizont! Këto shenja të bëjnë kujdes ‘Një h*kmarrje do ju vijë nga…’

    August 4, 2025

    Situata të vjetra do ju rikthehen në jetë! Përgadituni për t’i përballuar, kujdes në vendime dhe në…

    August 4, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Probleme me fryrjen e barkut dhe jashtëqitjen? Mund të vuash nga sindroma e zorrës së irrituar/ Ja ç’duhet të bëni

    February 4, 2025

    Ilaci natyral per reumatizmen, nga Ylli Merja

    April 28, 2025

    Përzjeni limon me një lugë vaj ulliri dhe do ju ndihmoj nga këto “sëmundje”…

    June 5, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.