Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’i japë lamtumirën Fatos Nanos,
liderit historik të PS-së, me një “videokartolinë” siç e quan ai nga momentet
më të rëndësishme që shenjuan karrierën politike të tij. Nano u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare pas disa ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore.
Kreu i qeverisë thotë se “miku i tij i dikurshëm dhe i rigjetur sërish” u nda nga jeta pas një lufte sfilistëve me sëmundjen, por shton se nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet dhe vendi që ka pasur në PS.
“Mirëmëngjes dhe me këtë videokartolinë lamtumire për liderin historik të socialistëve, mikun tim të dikurshëm e të rigjetur sërish, Fatos Nanon, i cili u nda nga jeta pas një lufte sfilitëse me sëmundjen, por që nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet tona e nga vendi i nderit në historinë e familjes sonë të madhe, u përcjell të gjithë atyre që e patën kryetar, shok e mik, ngushëllimet e mia vëllazërore”, ka shkruar Rama.





