Një vrasje me armë zjarri ka tronditur sërish Shkodrën. Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një sulmi me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali ngjitur me godinën e Bashkisë Shkodër, ku është qëlluar me breshëri plumbash.
Viktimë ka mbetur Armando Pali, ndërsa i plagosur është Erogen Vaso, i njohur edhe me emrin Erogen Brajoviç, një kamarier dhe një grua.
Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura motivet e kësaj vrasjeje.