Hilsn

Kan komunikuar kur Gjesti doli mbreme??? Xheneta merr këtë vendim për Gjestin…

Pas përfundimit të rrugëtimit në “Big Brother VIP Kosova”,

Xheneta Fetahu ka tërhequr vëmendjen me disa veprime që lidhen me marrëdhënien e saj me Gjestin.

Gjatë qëndrimit në BBVK, ata krijuan një lidhje romantike që u ndoq me interes nga publiku. Por pas daljes së tij nga shtëpia, raporti mes tyre mbeti i paqartë.

Fillimisht, Xheneta e shtoi Gjestin në Instagram, duke treguar se nuk kishte hatërmbetje ndaj tij. Megjithatë, situata ndryshoi kur u zbulua se ai ishte bërë pjesë e “Big Brother VIP Albania” dhe kishte krijuar afrimitet me konkurrenten Eglin.

Kjo duket se ka ndikuar në qëndrimin e Xhenetës, e cila së fundmi e ka hequr Gjestin nga lista e ndjekësve në Instagram.

×