Hilsn

E BUJSHME! Vëllai i kërkoi që të shkëputet nga Miri, Selin merr VENDIMIN BEFASUES

Selin Bollati ka reaguar pas mesazhit të fortë që vëllai i saj i dërgoi mbrëmjen e kaluar në Big Brother,

ku i kërkoi hapur të shkëputej nga Miri, duke theksuar se ajo është “më mirë vetëm”.

Mesazhi i familjarit u komentua gjerësisht si brenda shtëpisë, ashtu edhe jashtë saj, duke hapur diskutime

mbi marrëdhënien e Selinit me Mirin dhe ndikimin që kjo lidhje ka në lojën e saj.

Pas këtij momenti, Selin ka zgjedhur të reagojë, duke dhënë sinjale se vendimet e saj i merr vetë dhe se është e fokusuar tek rruga e saj personale brenda lojës.

“Unë nuk kam ndryshuar. Është puna ime. Ai nuk është këtu me mua. Do vijë vetë momenti që do vihet fjala e tij në vend”, tha Selin teksa fliste me Mirin.

×