Policia ka vendosur në pranga 5 punonjës të kompanisë private të kromit ku ditën e djeshme humbi jetën tragjikisht 66-vjeçari Fari Veliu.
Ngjarja e rëndë u shënua mesditën e djeshme ku një masiv kromi ra sipër 66-vjeçarit duke i marrë jetën.
Sot policia njofton se janë prangosur Njazi Përkola, Besnik Çupi, Ferit Truka, Ervis Kadiu dhe Edmond Xhafa, të gjithë punonjës në kompaninë “Gerti Sh.p.k,”, të gjithë punonjës të stafit teknik të subjektit minerar dhe se nuk kishin marrë masat e duhura për garantimin e kushteve të sigurimit teknik të punës në galerinë ku humbi jetën 66-vjeçari.
“Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera me qëllim zbardhjen e përgjegjësive dhe rrethanave, në lidhje me ngjarjen e djeshme, të ndodhur në një subjekt minerar në Bulqizë, ku humbi jetën shtetasi F. Sh., 66 vjeç, dyshohet se si pasojë e rënies së një masivi shkëmbor, gjatë punës në galeri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasit Nj. P., 46 vjeç, B. Ç., 68 vjeç, F. T., 61 vjeç, E. K., 35 vjeç dhe E. Xh., 51 vjeç, të gjithë punonjës të stafit teknik të subjektit minerar.