Hilsn

Habit banorja e BBV: Kam paguar 15mije euro per…

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba Pollozhani ka habitur publikun me një rrëfim që nuk ka kaluar pa zhurmë.

Gjatë një bisede, ajo ka zbuluar se investimi për flokët e saj të shtuara ka arritur në shifrën e konsiderueshme prej 15 mijë eurosh, duke shkaktuar reagime të menjëhershme mes banorëve.

Sipas Albës, çmimi nuk ka qenë aspak simbolik, pasi çdo tufë fijesh ka kushtuar nga 120 deri në 150 euro, gjë që e ka çuar totalin në një shumë të lartë.

Deklarata e saj ka ndezur debat në ambientet e shtëpisë, ku tema u kthye shpejt në përplasje mendimesh.

Në kulmin e diskutimit, Edi ka reaguar ashpër ndaj Albës, duke i thënë: “Ec bre mos ia fut kot”, në një moment tensioni që lidhej edhe me debatin e saj me Benitën.

Rrëfimi i Albës ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke ndarë publikun mes habisë, skepticizmit dhe kuriozitetit për detajet e jetës luksoze apo edhe burimin e të ardhurave të personazheve publike.

×