Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Mali i Zi/ Një ushtar i vd*kur, një tjetër i plagosur në përpjekjet për shuarje zjarresh

    0
    By admin on August 12, 2025 TvShow

    Një ushtar i Malit të Zi ka vdekur dhe një tjetër është plagosur seriozisht si pasojë e përmbysjes së një autocisterne që po përdorej për t’i shuar zjarret në rajonin Kuça afër Podgoricës, ka bërë të ditur ministria e Mbrojtjes.

    Sipas autoriteteve, ushtria, në bashkëpunim me autoritetet, është duke kryer hetime lidhur me incidentin.

    Ushtria, bashkë me zjarrfikësit dhe policinë, është duke tentuar për të dytën ditë me radhë që t’i shuajë zjarret që kanë përfshirë zonën rreth Podgoricës, si dhe rajonet mes Budvës dhe Tivarit.

    Si pasojë e zjarreve është djegur edhe një shtëpi dhe disa prona. Disa banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në afërsi të Podgoricës.

    “Situata është pak më stabile. Nuk mund ta parashikojmë situatën, por besojmë se duke u angazhuar me shërbimet tona dhe me ndihmën e partnerëve tanë, ne do t’i kemi zjarret nën kontroll”, ka thënë Miodrag Beshoviq, drejtor gjeneral i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

    Për shkak të tymit dhe ajrit të ndotur, Instituti për Shëndetin Publik u ka rekomanduar qytetarëve që të shmangin daljen në ambiente të jashtme.

    Në Mal të Zi është aktiv alarmi i kuq, ndërsa era e madhe është duke vështirësuar fikjen e zjarreve.

    Autoritetet kanë bërë të ditur se janë duke pranuar edhe ndihmë prej jashtë në përpjekje për t’i shuar zjarret.

    Një ushtar kanadez prej Kroacisë ka arritur në Mal të Zi, në kuadër të ndihmës që ofrohet nga Mekanizmi i Bashkimit Evropian për Mbrojtje Civile.

    Qeveria e ka aktivizuar mekanizmin për bashkëpunim ndërkombëtar me NATO-n dhe shtetet e rajonit, me qëllim të pranimit të ndihmës prej jashtë.

    Austria do t’i dërgojë 100 persona me të gjitha pajisjet për shuarje të zjarrit, kanë thënë autoritetet austriake.

    Edhe Italia do ta dërgojë një aeroplan për t’i luftuar zjarret.

    Më 11 gusht, në Mal të Zi ka arritur edhe një helikopter prej Serbisë, me shtatë persona.

    Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq ka thënë se policia ka sinjale se disa prej zjarreve janë ndezur qëllimshëm.

    “Është shumë e çuditshme dhe e dyshimtë se si zjarret janë ndezur në zona krejtësisht të ndryshme”, ka thënë Spajiq, duke përmendur rëndësinë e ashpërsimit të dënimeve për zjarrvënie të qëllimshme.

    Në dy muajt e fundit, autoritetet i kanë ndjekur penalisht gjashtë persona për ndezje zjarresh në disa qytete malazeze.

    Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi maksimale dhe që të raportojnë nëse shohin ndonjë tentim për ndezje zjarri.

    Me zjarre pyjore janë duke u përballur me shtetet tjera të Ballkanit, përfshirë Kosovën.

    Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka thënë më 11 gusht se janë regjistruar 51 vatra zjarri dhe 19 prej tyre kanë qenë aktive deri në orët e vona të natës.

    Situata më e rënduar është regjistruar në Kamenicë, Mitrovicë dhe Podujevë.

    Edhe këtë javë, rajoni i Ballkanit do të përballet me temperatura të larta, që i afrohen 40 gradë Celsiusit./REL

    Previous ArticleE rëndë/ Shpërthim tragjik në fabrikë, raportohen dy të vd*kur dhe dhjetë të plagosur
    Next Article Prekëse! I moshuari humbi jetën, nusja shpërthen në lot ‘I thërrita, nuk mu përgjigj, kur e gjeta nuk kishe cfarë të shikoje…’
    Të Fundit

    Ngjarje tragjike! Aksidenti i rëndë i merr jetën fëmijës shqiptar 4 vjecar

    August 12, 2025

    Përkeqësohet situata e zjarreve, flet banorja e tmerruar ‘Nuk na ka mbetur më asgjë, na u dogjën: shtëpi, bagëti e pasuri…’

    August 12, 2025

    Prekëse! I moshuari humbi jetën, nusja shpërthen në lot ‘I thërrita, nuk mu përgjigj, kur e gjeta nuk kishe cfarë të shikoje…’

    August 12, 2025
    Tv Show

    Zjarri i afrohet puseve të naftës dhe spitalit në Delvinë, banorët të alarmuar: Po dalim me mbathje rrugëve

    August 12, 2025

    “Ushtria dhe policia më shpëtuan se unë nuk ikja”! Flet nga spitali banori i fshatit Skënderbegas: U dogj çdo gjë, bagëti e shtëpi

    August 12, 2025

    Të shtëna me armë në Durrës, dyshohet për një të vr*rë

    August 12, 2025
    Horoskopi

    ‘Ditë e stresuar dhe shumë e lodhshme!’ Horoskopi për sot, bëhuni të fortë, kjo ngjarje do ju trondis shumë!

    August 12, 2025

    Gati për tu tronditur! Horoskopi javor, ditë plot sfida dhe të papritura! Kjo shenja do g*ditet nga…

    August 11, 2025

    ‘Ditë e mbushur me momente fantastike dhe të trishta…’ E Hëna nis me luhatje të mëdha emocionale për këto shenja

    August 11, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Shkenca flet: Një sy gjumë në mesditë forcon trurin!

    June 23, 2025

    Ja pse duhet te konsumoni majdanozin, limonin dhe mjaltin

    May 5, 2025

    Ylli Merja: Ja si të përdorni bananet në trajtimin e problematikave shëndetësore

    April 30, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.