Hilsn

Ngjarja e rëndë në Kosovë: Dy të plagosur, njëri humb jetën – i përfshirë edhe ish-banori i Big Brother VIP

Një ngjarje e rëndë ka tronditur naten Kosovën,

ku dy persona kanë mbetur të plagosur pas një konflikti ende të paqartë.

Teksa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit, një detaj i pazakontë ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik.

Sipas GazetaDemos, në një video të siguruar nga vendi i ngjarjes, shihet një ish-banor i Big Brother VIP, i cili ndodhet pranë skenës së krimit. Bëhet fjalë për Naim Xuxi Bunjaku.

Në pamje, dëgjohet dikush duke e thirrur me fjalët: “O Xux, a je mirë?”, çka ka nxitur spekulime mbi përfshirjen ose rolin e tij në këtë situatë.

Ndërkohë, raportime të fundit tregojnë se njëri nga të plagosurit ka ndërruar jetë, duke e bërë edhe më të rëndë këtë incident.

Autoritetet janë duke punuar për të zbuluar të gjitha rrethanat dhe përgjegjësit e këtij akti të dhunshëm.

×