Hilsn

‘Nuk e besoj dot një lajm të tillë…’ Egli Tako i gjendet pranë Gjestit fatkeqësin e madhe me këtë mesazh prekës

Egli Tako ka reaguar e prekur nga lajmi i rëndë për humbjen e vëllait të Gjestit.

Në një postim në rrjete sociale, ajo ka ndarë dhimbjen e saj, duke thënë se zemra i dhemb dhe se do të donte të mos lexonte kurrë një lajm të tillë.

“Zemërthyer, i shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjes Kelmendi!

Zoti ju dhëntë forcë ta përballoni dhimbjen e kësaj humbjeje kaq të madhe, e shpirti i të voglit tuaj pushoftë në paqe”, ka shkruar ajo.


Reagimi i Eglit i është bashkuar dhjetëra mesazheve të tjera ngushëlluese nga figura të njohura të showbizit, të cilët janë solidarizuar me dhimbjen e familjes Kelmendi dhe vetë artistit Gjesti./Prive

×