Hilsn

Merr flakë makina në Llogara, digjet një person brenda

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të hënë në Llogara, ku një person humbi jetën pasi makina tip BMW në të cilën ndodhej u përfshi nga flakët.

Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditura rrethanat që çuan në zjarrin fatal.

Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve dhe sigurinë e zonës.

×