Hilsn

Shmangu përplasjen me mjetin tjetër, makina përfundon në kanal. Shoferi i…

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fier- Seman, në vendin e quajtur Fermë- Çlirim.

Një automjet tip “ Opel” ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës, pasi drejtuesi ka devijuar lëvizjen në tetativë për të shmangur përplasjen me një tjetër automjet, ndërsa fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

Ndërkohë një mjet karrotrec ka tërhequr nga vendngjarja automjetin e dëmtuar për të shmangur edhe trafikun e krijuar.

×