Hilsn

U përdh*nua nga i riu në Durrës, 18 vjecarja tregon detaje të dhimbshme ‘U mundova të…’

Leonardo Preza 26 vjeç është arrestuar nga policia pasi përdhunoi një turiste italiane 18-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në pjesën e shezlongeve të plazhit të qytetit bregdetar.

Preza u arrestua pasi u shpall në kërkim pas denoncimit të vajzës. I riu nga Durrësi është person me precedentë të mëparshëm penalë për armëmbajtje pa leje vjedhje.

E reja ka dëshmuar se ishte me shoqërinë në hotel dhe kur u shkëput prej tyre, u ul te shezlongët përballë rreth orës 05:30 të mëngjesit. Në këtë moment, ajo rrëfen se iu afrua 26-vjeçari.

Pavarësisht se bëri rezistencë, ai e sulmoi fizikisht dhe abuzoi seksualisht me të.

“Gjatë natës kemi qenë me shoqërinë dhe kemi konsumuar edhe pije alkoolike. Për një çast unë jam larguar prej grupit dhe jam ulur në një shezlong që gjendej disa metra larg hotelit. Kjo ka ndodhur rreth orës 05 e 30 minuta afërsisht të mëngjesit të 5 shtatorit. Gjatë kësaj kohe më është afruar një person i cili më ka sulmuar dhe me gjithë tentativat e mia për t’u mbrojtur, më ka përdhunuar pas rezistencës time. Më pas ai është larguar. Unë erdha te juve për të bërë kallëzim lidhur me këtë ngjarje”, ka deklaruar vajza.

26-vjeçari ka pranuar se ka kryer seks me 18-vjeçaren, por sipas tij ka ndodhur edhe me dëshirën e saj. Ajo ka shenja të dukshme dhune në duar, qafë e në pjesë të tjera të trupit.

×