Rrugëtimi i Albës në “Big Brother VIP Kosova 4” është ndërprerë në mënyrë të papritur gjatë spektaklit të së premtes, pas një përplasjeje të fortë me produksionin dhe një debati të nxehtë me Labinotin.
Situata degradoi kur banorja akuzoi hapur produksionin se klipet e transmetuara ishin të montuara qëllimisht për ta nxjerrë atë keq, duke pretenduar se mungonte transparenca lidhur me përplasjen e saj me Labinotin.
Pas insistimit të vazhdueshëm të saj, prezantuesja Jonida Vokshi i dha ultimatumit: “Ok, nëse mendon kështu, dera është aty dhe mund të dalësh”.
Kjo mjaftoi që Alba të merrte vendimin e menjëhershëm. Ajo u çua nga divani dhe u drejtua nga dalja me fjalët: “Do largohem përderisa ju i jepni të drejtë një njeriu që shkel besimin në Zot”, duke lënë përfundimisht shtëpinë dhe garën.
Megjithatë, reagimi i publikut në rrjetet sociale ka qenë sa i ashpër aq edhe ironik. Komentet janë mbushur me frazën “Urime pavarësia e BBVK”, duke e cilësuar daljen e saj si një “çlirim” për formatin.
Ky reagim vjen pas disa deklaratave kontroverse të ish-banores, veçanërisht asaj ku shprehej se do të mbulohej me shami.
Duke pasur parasysh sjelljet e saj të mëparshme, të cilat publiku i ka cilësuar si provokuese, kjo deklaratë u interpretua nga shumë ndjekës si hipokrizi dhe ofendim ndaj fesë, çka solli edhe këtë valë reagimesh pas daljes së saj.





