Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Ju futen thonjtë në mish? Ylli Merja tregon kurën natyrale që ju shpëton në pak ditë

    0
    By admin on January 5, 2025 Uncategorized

    Këmbët përballen çdo ditë me rrugët e gjata dhe me këpucët e parehatshme që mund të shkaktojnë probleme dhe të ndikojnë në shëndetin tonë.

     

    Sidomos tani në dimër për arsye të këpucëve të mbyllura shumë njerëz hasin në një problem që në fakt është tepër i zakonshëm, futja e thoit në mish.

     

     

    Gjendja ndodh shpesh kur njerëzit presin thonjtë duke rrumbullakosur cepin e tyre, pasi nëse thonjtë e këmbës lakohen me formën e gishtit, ata mund të kenë tendencën të rriten nën lëkurë.

     

    Zakonisht preket më shumë gishti i madh i këmbës. Një thua i rritur në mish, mund të shkaktojë dhimbje, lëkurë të përflakur, enjtje dhe ndonjëherë, infeksion rreth thoit të këmbës.

    Nëse keni diabet ose një gjendje tjetër që shkakton rrjedhje të dobët të gjakut në këmbët tuaja, jeni në rrezik më të madh të komplikimeve të thonjve të futur në këmbë.

     

    Në studion e “Rreze Dielli” në Report TV specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregon sesi të kujdesemi vetë në kushte shtëpie për thonjtë e futur në mish, si ti trajtojmë ato në mënyrë natyrale për të shmangur çdo komplikim të mundshëm.

    “Ka shumë faktorë që thonjtë të rriten nën lëkurë. Përveç këpucëve të ngushta që sjellin mos oksigjenim të këmbëve dhe prerjes së gabuar të thonjve deri në mish dhe të rrumbullakosur, faktorë tjetër është dhe higjena e dobët apo shëndeti dhe cilësia e thoit, e trashë ose e hollë” thekson Merja.

    Sa të shikojmë që ndjejmë një problem me futjen e thoit në mish dhe sapo ka filluar një skuqje e lehtë, është mirë që të fillojmë menjëherë të ndërhyjmë, pa e lënë gjatë dhe për të parandaluar komplikimet dhe infeksionin.

    “Marrim 5-6 litra ujë të nxehtë, hedhim në të 1 lugë gjelle kripë të zezë dhe 1 lugë gjelle sodë buke. Futim këmbët në ujin e nxehtë në mënyrë që thoi të zbutet dhe të marrë lagështirë si dhe të fitojë elasticitet. Marrim gishtin ku kemi problematikën dhe e shtypim me duar duke e mbajtur drejt. Këtë veprim duhet ta bëjmë për 1 javë rresht në mënyrë që të bëjmë një zbutje dhe një drejtim të thoit që rritja të bëhet jashtë mishit. Pjesën problematike të thoit e presim me prerëse ose me një pincë të vogël. Pasi e kemi bërë këtë proces, çdo mbrëmje bëjmë një lyerje të thoit me 5-6 pika propolis, e lëmë derisa propolisi të përthahet dhe hedhim përsëri 5-6 pika të tjera. Vendosim më pas një krem në mënyrë që thoi të rrijë sa më i zbutur” këshillon specialisti i mjekësisë alternative Ylli Merja.

    Në rast se thoi është bërë më i trashë se 1 milimetër, shprehet Merja, gjatë ditës vendosim vaj rigoni në thonjtë e këmbës, pasi vaji i rigonit dobëson strukturën e fortësuar të thoit si dhe vret bakteret dhe infeksionet. Por ka dhe njerëz që i kanë thonjtë të butë, në këtë rast nuk përdorim vajin e rigonit, por vaj mente ose miell tërshëre të lagur me pak qumësht. E lemë 10-15 minuta.

    Po në rastet kur kemi një inflamim të thoit, kur kemi qeska me qelb si duhet vepruar?

    Në këto raste pasi i kemi mbajtur këmbët në ujë të nxehtë me kripë dhe sodë buke, vendosim në vendin e inflamur një thelpi hudhër të shtypur, e lëmë që hudhra të veprojë si një antibiotik duke e përtharë infeksionin. Më pas e lyejmë me propolis me rigon, e lëmë të thahet dhe vendosim një krem zbutës. Për të bërë një pastrim të infeksionit dhe për të parandaluar probemet mykotike bëjmë dhe shpëlarje me çaj antimykotik si dhe konsumojmë duke e pirë me pak mjaltë dhe 1-2 gota në ditë, këshillon specialisti Ylli Merja.

    MC/Shqiptarja.com

    Previous ArticleDeklaroi hapur se është g*y, e afërmja e Bernardit: U ndje i detyruar ta thoshte në atë moment
    Next Article U rrëzua gjatë performancës natën e Vitit të Ri, Manjola Nallbani: Kam thyer këmbën, nuk lëviz dot për më shumë se 6…
    Të Fundit

    Sonte finalja e madhe e Ferma Vip, Luana Vjollca bënë NJOFTIMIN që nuk e priste askush!

    June 20, 2025

    Lajm jo i mirë per keto katër shenja te horoskopit! Vështirësit dhe problemet do nisin në fund të Qershorit

    June 20, 2025

    Aksidenti tragjik në Itali i merr jetën një 46 vjecari shqiptar! Ja kush është v*ktima

    June 20, 2025
    Tv Show

    Ngrihen akuza të rënda/ I vetmi që i shpëtoi tragj*disë ajrore në Indi, paska gënjyer?

    June 20, 2025

    Ana Lika prek me rrëfimin e saj: Pas humbjes së nënës, u diagnostifikova me epilepsi…

    June 20, 2025

    Ndahet nga jeta mjeku që nuk e ndërpreu asnjëherë shërbimin ndaj qytetarëve edhe pse u be Kryebashkiak…

    June 20, 2025
    Horoskopi

    Lajm jo i mirë per keto katër shenja te horoskopit! Vështirësit dhe problemet do nisin në fund të Qershorit

    June 20, 2025

    Fati i sotëm nuk do ju vijë më në dorë! Një ditë që duhet shfrytëzuar në maksimum!

    June 20, 2025

    Ruani qetësinë, sot do të merrni lajmin e padëshiruar! Partneri/ja po ju tradhëton, ja si do e zbuloni

    June 19, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Doktoresha tregon arsyen:’Pse zgjoheni gjithmonë në orën 3 të mëngjesit?’

    May 31, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Shkaktarët dhe trajtimi natyral nga Ylli Merja

    April 29, 2025

    I hani qepët e njoma çdo ditë? Ja përfitimet e jashtëzakonshme në shëndetin tuaj

    June 2, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.