Hilsn

Çfarë parashikon ligji i ri për emigrantët shqiptarë në Greqi

Qeveria greke ka paraqitur një projektligj të ri për emigracionin, me synimin të përmirësojë sistemin e migracionit ligjor, të reduktojë vonesat burokratike dhe të mbështesë nevojat e tregut të punës, ndërsa njëkohësisht mban një qëndrim strikt ndaj emigracionit të paligjshëm.

Çështjet kryesore të ligjit

• Zhbllokimi i rreth 90,000 lejeve të qëndrimit në pritje. Për rreth 90,000 emigrantë me qëndrim të ligjshëm, aplikimet e tyre për leje qëndrimi që kishin ngecur prej kohësh do të trajtohen menjëherë, duke u dhënë mundësinë të rinovojnë statusin ligjor pa vonesa të gjata birokratike.

• Lejet e reja do të jenë të paktën 2‑vjeçare. Ligji parashikon që çdo leje qëndrimi e re të ketë minimum 2 vjet vlefshmëri, që u jep emigrantëve kohë më të gjatë stabiliteti për punë, jetesë dhe integrim.

• Rishikim për emigrantët me 5+ vite qëndrimi. Personat që kanë qenë në GREQI ligjërisht për pesë vjet ose më shumë, por kanë patur kërkesa të refuzuara për shkak të mangësive formale, do të kenë mundësinë të riaplikojnë dhe të marrin leje qëndrimi nëse plotësojnë kushtet.

Ligj i ndarë nga legalizimi i emigrantëve pa dokumente

Ministri i Migracionit, Thanos Plevris, ka bërë të qartë se ky ligj nuk është një legalizim për personat që kanë hyrë në Greqi në mënyrë të paligjshme.

Ai tha se projektligji i ri u adreson vetëm emigrantëve që janë tashmë ligjërisht në vend dhe përshpejton procedurat për rinovimin ose finalizimin e lejeve të tyre, jo për njerëzit që janë atje pa dokumente.

Kjo nënkupton se emigrantët shqiptarë që janë në Greqi me leje qëndrimi dhe dokumente të rregullta mund të përfitojnë nga facilitetet e reja për rinovim dhe stabilitet të statusit juridik.

Për emigrantët pa dokumente nuk është vendosur një legalizim i përgjithshëm për këtë kategori. Ligji i ri nuk ofron një rrugë të re amnistie apo lehtësimi për personat që janë aty pa leje./dritare.net

×