Një 27-vjeçar ka humbur jetën në Koplik ndërsa po punonte për të vendosur reklamën në tarracën e një mobilierie.
Mësohet se i riu ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.
Policia ka nisur hetimet për një 40-vjeçar, i cili akuzohet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori,
ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 40 vjeç, banues në Koplik, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”,
pasi ditën e djeshme shtetasi E. K., 27 vjeç, dyshohet se duke
punuar në një subjekt mobilierie për të vendosur një reklamë në tarracën e subjektit, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën.





