Hilsn

‘Ndjej se do…’ E bujshme! Zbulohet deklarata e fortë e gjyqtarit pak para vd*kjes

Gjyqtari Astrit Kalaja, i cili u qëllua për vdekje dje brenda Gjykatës së Apelit,

mësohet se ka shprehur shqetësim për sigurinë e tij vetëm pak para nisjes së seancës ku u ekzekutua.

Sipas deklaratës së të afërmve të Rakip Kurtajt, njërit prej të plagosurve në ngjarje, gjyqtari kishte paralajmëruar veten për rrezikun.

Ai kishte thënë: “Ndiej se do kemi probleme me këta se janë problematikë. Kam dhe çështje të tjera gjyqësore me ta”.

Këto fjalë të gjyqtarit Kalaja, të cilat u referoheshin autorit Elvis Shkambi dhe familjes së tij, theksojnë se konflikti dhe tensioni ishin të pranishëm dhe se rreziku ishte i ndjeshëm.

Gjyqtari humbi jetën në krye të detyrës, ndërsa të plagosur mbetën Rakip Kurtaj dhe djali i tij, të cilët ishin pala tjetër në procesin gjyqësor.

Policia ka arrestuar autorin, Elvis Shkambi, xhaxhanë e tij, Gjon Shkambi, si dhe punonjësin e sigurisë së Gjykatës. Kjo ngjarje tragjike kishte qenë e paralajmëruar.

×