Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    ‘Janar ndryshe nga vitet e tjera…’ Jorgo Pulla bënë PARASHIKIMIN për muajin e parë të vitit, ja cfarë zhvillimesh ju presin

    0
    By admin on January 7, 2025 Të Fundit

    I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV ishte astrologu Jorgo Pulla, i cili bëri një parashikim të yjeve për muajin janar 2025.

     

    “Muaji i parë i vitit fillon me një ndjenjë optimizmi, ku Mërkuri në Shigjetar largon mendjen nga përditshmëria dhe jep mundësinë për të zgjidhur çështjet problematike, por duhet të jemi të kujdeshëm në marrjen e vendimeve të rëndësishme”

    tha Jorgo në fillim të bisedës duke vijuar se Mërkuri në Bricjap jep mundësi në të menduarit qartë dhe ku duam të shkojmë.

    “Janari do të jetë një muaj që do marrë drejtësi ai që ka të drejtë, dhe ku do të ndreqen gabimet e së shkuarës” theksoi Jorgo, duke shtuar se muaji Janar ka vështirësi shumë, por ka dhe të mira.

    Por çfarë thonë yjet për muajin Janar më specifikisht për 12 shenjat e zodiakut?

    Dashi

    Motoja për ju të kësaj shenje është: Organizoni me mençuri planet e biznesit! Pozicionimi i planeteve ju jep situata të favorshme, ku do të realizohen planet që ju Dash keni në mendje. Në fushën e dashurisë, lidhjet afatgjata janë Dash-Peshore, Dash-Ujor. Në lidhje me udhëtimet apo organizimet që ju keni, është momenti i duhur që të bëni plane, pasi do të realizohen. Keni një mundësi të artë për bashkim familjar, veçanërisht ju të 10-të ditëshit të tretë. Deri në datën 13-14 janar e në vazhdim, planet do i bëni siç i dëshironi ju, kështu që guxoni. Pas datës 17 janar e në vazhdim, mund të keni një ndryshim pune që do të jetë shumë i frytshëm.

    Demi

    Motoja e muajit për shenjën e Demit është: Bëni kontakte dhe komunikime që do ju duhen dhe mbani sekrete e mos u ekspozoni shumë! Në çdo lëvizje që do të bëni tani e në vazhdim, duhet të jeni shumë të sigurt. Keni një mundësi që të keni një rritje në detyrë apo rritje rrogë pikërisht në këtë kohë. Në fushën e dashurisë keni patur probleme, por duket se gjërat normalizohen, sidomos me Peshoren dhe Virgjëreshën.

    Binjakët

    Moto e këtij muaji për ju Binjak është: Zgjidhni me kujdes çështjet financiare! Është një moment shumë i mirë tani sa i takon stabilizimit tuaj në këtë aspekt. Afërdita në shenjën tuaj normalizon telashet që keni patur dikur. Do të keni mundësi të reja në disa udhëtime dhe kontakte që keni kohë që i mbani. Në çështjet shpirtërore keni patur disa probleme me Luanin apo Peshqit, por duket se tani gjërat normalizohen.

    Gaforrja

    Kjo do të konsiderohet si shenja e muajit Janar. Të gjitha problemet që keni patur më parë, duket se zgjidhen në këtë moment. Keni të bëni me marrëdhënie të ngushta dhe me bashkëpunime të shumta të frytshme. Hëna e plotë e datës 13 janar ju jep mundësi në çështjet emocionale. Prisni të bëni një bashkim familjar për ju që gjendeni në Diasporë.

    Luani

    Për këtë muaj mund të themi se ka ardhur koha për Luanin për të ‘marrë frymë’. Keni patur shumë çështje të pazgjidhura, por tani do të ndryshoni punën dhe duket se lajmet e mira i keni përpara. Luani nuk flet shumë, por është një dëgjues i kujdesshëm që më pas merr vendime të rëndësishme. Në këtë kohë Luanët kanë momentin më ideal për të zgjidhur të gjitha problemet nga e shkuara. Ky muaj do të ketë fillime të reja dhe nuk përjashtohen as martesat. Do të ketë shumë ndikime fantastike në karrierë, në fushën e ligjeve dhe në fushën e biznesit. Në fushën sentimentale lidhjet më të mira janë me Gaforre dhe me Dem.

    Virgjëresha

    Motoja për ju është: Bëni çdo ndërhyrje të nevojshme! Do të keni ndryshime në fushën e biznesit dhe në punën tuaj. Në çështjet shpirtërore edhe pse keni patur disa komplikime, duket se tani vjen momenti më i mirë i mundshëm. Pritet të keni një bashkim familjar me Akrepin, por duhet të tregoni pak kujdes me shëndetin, pasi prej një muaji ju kanë shqetësuar virozat.

    Peshorja

    Motoja e këtij muaji për ju Peshore është: Komunikoni me kujdes dhe do të zgjidhni shumë çështje! Janari ka disa sfida për shenjën tuaj, por duket se ju i kaloni me shumë efikasitet. Jeni në pritje të disa takimeve shumë të rëndësishme që po i prisni. Sa i takon dashurisë, lidhjet afatgjata ju japin stabilitet si në punë apo karrierë, veçanërisht me Shigjetar dhe Luan.

    Akrepi

    Motoja për ju është: Përfitoni nga situatat pozitive, pasi momenti dhe koha është pikërisht tani! Duket se të gjitha problemet që keni patur në të shkuarën, zgjidhen më së mirë. Në çështjet shpirtërore, pas datës 22 janar keni kohën ideale, sidomos ata që nuk janë në një marrëdhënie. Lidhjet më të mira janë me Dem, Shigjetar dhe Akrep.

    Shigjetari

    Motoja për ju është: Rinovime pune dhe karriere për vitin që sapo nisi. Ju të kësaj shenje nuk duhet të nxitoheni kur bëni një zgjedhje. Deri me datën 13 janar duhet të bëni kujdes, ndërsa më pas mund të jeni më të relaksuar. Duhet të ketë kujdes 10-të ditëshi i parë dhe i tretë për disa çështje ligjore. Në çështjet shpirtërore, Shigjetarët kanë një ndikim shumë të mirë me Peshore dhe me Peshk, ndërsa një bashkim familjar do të jetë i mundur dhe Virgjërëshën.

    Bricjapi

    Motoja për Bricjapin është: Bëni kontaktet dhe komunikimet e duhura! Gjysma e dytë e janarit është koha më e mirë për të marrë vendime të rëndësishme. Jeni në pritje të një telefonate të rëndësishme që mund t’ju japë një burim të dytë të ardhurash. Tani vjen momenti i shpërblimit tuaj shpirtëror. Në fushën e dashurisë lidhjet afatgjata do të jenë me Peshk, Shigjetar si dhe Dem.

    Ujori

    Motoja për Ujorin është: Fillime të reja dhe realizime të rëndësishme! Në fushën e karrierës, gjysma e parë e muajit Janar do të shoqërohet me marrje vendimesh të rëndësishme. Pas datës 17 janar do të keni lajme të mira që lidhen shumë me martesat, fejesat apo njohjet e reja. Kontaktet e rëndësishme rekomandohet t’i bëni pas datës 13 janar, pasi keni kohën më të mirë të mundshme për shkak të Hënës së re të muajit. Njohjet me Gaforre dhe me Peshk janë ideale.

    Peshqit

    Sharmi juaj në fushën e karrierës do ju shoqërojë në këtë muaj. Është momenti më perfekt për nisma të reja për ju në fushën e karrierës dhe planet që keni do ju bëhen realitet në gjysmën e dytë të këtij muaji. Lidhjet afatgjata më të mira janë Peshk-Dash, Peshk-Shigjetar, Peshk-Bricjap, pasi keni një moment fantastik në këtë periudhë. Pas datës 10 janar do ju jepet një mundësi fantastike që duhet t’a shfrytëzoni./Shqiptarja.com

    Horoskopi jorgo pulla shenjat yjet
    Previous ArticleNgjarje e rëndë në vend: Sanitarja gjendet pa shenja jete në ambientet e shkollës në Elbasan, ja cfare dyshohet
    Next Article Meritonte fitoren, ky është REAGIMI i parë i Gjestit pas daljes nga BBVK
    Të Fundit

    Ngjarje tragjike! U rrëzua nga bicikleta, humb jetën një person në Tiranë!

    June 15, 2025

    Ngjarje tragjike! Nënë e bijë u gjetën të vd*kura në një park të Romës, zbardhen detaje te renda!

    June 14, 2025

    Si rrallë herë më parë, Olta Gixhari publikon bashkëshortin e saj në ditëlidjen e parë të djalit! (Foto)

    June 14, 2025
    Tv Show

    “Sot shënohet fillimi i një cikli të ri rritjeje në punë dhe karrierë”, Horoskopi i datës 15 Qershor

    June 15, 2025

    HOROSKOPI I SË DIELËS/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja

    June 15, 2025

    Tjeter aks*dent ajror në Indi, rrëzohet helikopteri me pelegrinë, personat e bordit te…

    June 15, 2025
    Horoskopi

    Një e Diel e shkëlqyer VETEM për këto 2 shenja të horoskopit! Paolo Fox ka dy fjalë për të thënë

    June 14, 2025

    U erdhi e mira dhe këtyre! 3 shenjat e horoskopit që do kenë shumë fat dhe lekë këtë Qershor!

    June 14, 2025

    ‘Mblidhini forcat dhe ngrihuni në këmbë…’ ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    June 14, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Ylli Merja: Si të largojmë në kohë rekord në kushte shtëpie mykun e thonjve

    April 1, 2025

    Probleme me fryrjen e barkut dhe jashtëqitjen? Mund të vuash nga sindroma e zorrës së irrituar/ Ja ç’duhet të bëni

    February 4, 2025

    Ilaci natyral per reumatizmen, nga Ylli Merja

    April 28, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.