Hilsn

“Kam një ëndërr për vajzën time. Dua ta bëj…”- Zbulohen detaje prekëse nga vd*kja e Kreshnikut

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fierin. Kreshnik Tomai, 35 vjeç, ndërroi jetë pas 10 ditësh në koma në Spitalin e Traumës, pasi u përplas nga një 17-vjeçar me “Range Rover” më 24 gusht.

Për publikun, Kreshniku ishte i njohur si babai i Nikitës, vogëlushes 10-vjeçare që ka fituar zemrat e shqiptarëve me zërin e saj dhe ëndrrën për t’u bërë këngëtare.

Ai ishte shfaqur disa herë në studio televizive, duke theksuar se do të ishte gjithmonë mbështetja më e madhe e së bijës.

 

Lajmi i ndarjes nga jeta të Kreshnikut ka ngjallur dhimbje të madhe, sidomos te ata që e njihnin si njeriun që jetën ia kishte kushtuar familjes dhe ëndrrës së vajzës së tij.

×