Hilsn

Ishte në lule të rinisë/ Aksidenti tragjik në vendun tonë i merr jetën 22 vjecarit, Ja si ndodhi ngjarja e rëndë

Një ditë pasi aksidentoi për vdekje 22-vjeçarin Fatjon Kasaj, policia ka arrestuar shoferin 80-vjeçar.

 

Aksidenti i rëndë ndodhi mesditën e të dielës në aksin rrugor “Peshkëpi-Kotë” ku Fatjoni i cili po udhëtonte me një motor në moemntin që u përplas për vdekje me makinë nga 80-vjeçari.

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, në vijim të veprimeve hetimore për aksidentin e ndodhur ditën e djeshme, në aksin rrugor “Peshkëpi-Kotë”, arrestuan shtetasin J. K., 80 vjeç, banues në Vlorë, pasi drejtonte automjetin që u përplas me motomjetin me drejtues shtetasin F. K., 22 vjeç, banues në Tiranë, i cili humbi jetën.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.” – njofton policia.

Ndërkohë, nga fotot e postuara ndër vite nga 22-vjeçari ai ka pasur një pasion për motorët.

 

×