.
Hilsn

Kush do të fitojë BBVip 5? Angelo habit me emrin e banorit…

Angelo Haruni ka lënë mbrëmjen e djeshme shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5″.

Gazetari rezultoi më pak i votuari në televotimin ku ishin të përfshirë të gjithë djemtë.

Ai nuk kishte as biletë fati, duke mbyllur kështu përfundimisht rrugëtimin e tij në “Big Brother VIP 5”.

Ndërkohë pyetjes së Arbër Hajdarit se kush e fiton Big-un, Angelo u përgjigj:

“Për mua, duke parë edhe evolucionin që mund të ketë secili karakter deri në atë datë, Stelina”.

Ndërkohë për rrugëtimin e tij brenda shtëpisë, Angelo u shpreh se zgjodhi të ishte vetëvetja, por sipas tij, mesa duket nuk ishte mjaftueshëm.

“Është një lojë shumë emocionale. Pak ditë para se të hyja në lojë, zgjodha të isha vetja dhe jo një karakter që ndoshta do të funksiononte në lojë, i ngjashëm midis Kristit dhe Gimbos. Por zgjodha të isha vetja, nuk ishte mjaftueshëm”, tha ish-banori.

×