Hilsn

Makina e merr para, gruaja humb jetën! Aksident tragjik në vend, ja cfarë raportohet

Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në afërsi të fshatit Bardanesh.

Ku një 46-vjeçare ka ndërruar jetë në spital pasi u përplas nga një makinë që drejtohej nga shtetasi me inicialet A.H.

Policia është duke hetuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Peqin-Elbasan”, në fshatin Bradashesh, shtetasi A. H.

dyshohet se ka përplasur me automjetin që drejtonte, shtetasen N. S., 46 vjeçe, këmbësore, e cila për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

×