Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Milot-Mamurras, në afërsi të mbikalimit të Patokut.
Sipas informacioneve paraprake, një autoveturë është përplasur me një autobus.
Fatmirësisht, pasagjerët që ndodheshin në autobus kanë shpëtuar pa lëndime.
Ndërsa dy personat që ndodheshin në autoveturë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar
me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.