Një ngjarje e rëndë është shënuar në Fushë-Arrëz, pasi është gjetur një trup i pajetë në rrugë.
Viktima është identifikuar si shtetasi me iniciale P.M., 65 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.





