Hilsn

“I fejuari iu vr* në oborrin e shtëpisë”, kush është banorja që i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP 5

Juela Nikollaj është banorja më e re e Big Brother VIP 5.

Ajo ka lindur në Laç dhe është rritur jashtë Shqipërisë, në Milano, në një familje shqiptare shumë të lidhur. Prindërit e saj kanë qenë gjithmonë të kujdesshëm që të mos humbnin rrënjët, kulturën dhe vlerat që ata i kanë pasur gjithë jetën.

Fëmijëria ka qenë me shumë dashuri bashkë me 3 motrat dhe me disiplinë në të njëjtën kohë. Ka qenë një vajzë e qetë, kureshtare dhe shumë aktive, gjithmonë me ëndrra të mëdha.
Mbas studimeve të larta për Ekonomi Europiane, nisi projektet e saj muzikore.

Është rritur me rrymën pop, por me kohën filloi të kërkonte tinguj të tjerë, më ballkanikë, pak më orientalë, pak dark pop, ballads, që e përfaqësojnë më shumë.

Edhe mësimet e pianos e ndihmuan shumë të lidhet me muzikën në një mënyrë më profesionale, dhe pse është akoma shumë fillestare.

Para disa vitesh humbi njeriun me të cilin po përgatitej të martohej. Ai u vra atë vit në oborrin e shtëpisë, bashkë me motrën e tij, nga ish-bashkëshorti i kësaj të fundit.

Ajo thotë se: “Kam kaluar shumë dhimbje dhe ankth, në fillim mendoja që dhimbja do të kishte qenë e papërballueshme, por me kohën kuptova se jeta ndryshon nga mënyra si zgjedhim ta përballojmë. Punova shumë me veten, dhe ajo dashuri e bukur që më kishte lënë ai u bë dritë në momentet më të errëta dhe më tregoi se unë mund të ngrihem përsëri, u bë forca që me ngriti.

Kjo periudhë më ka bërë më të fortë, më të vetëdijshme për atë që dua dhe më mësoi të gjej dritë edhe kur mendoja se nuk kishte më, dhe mund të them me plot bindje qe unë ia dola dhe kam akoma shumë për te ndërtuar, siç dhe ai ka besuar gjithmonë te unë.”

Nga Big Brother pret një eksperiencë që mund t’i hapë një tjetër kapitull.

Është një vajzë me ambicie, me kulturë, që punon shumë, por edhe që ka një zemër të butë dhe shumë dashuri për artin.

×