Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    ‘Motër e vr*va me…’ Ngjarja e rëndë në fshatin Xibër, zbardhen detaje të reja! Zbulohet autori?

    0
    By admin on June 12, 2025 Të Fundit

    Dalin detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi fshatin Xibër të bashkisë Klos, ku 65-vjeçari Selim Velsula humbi jetën si pasojë e një sulmi me thikë.

    Gazetari Enver Doçi raporton se viktima jetonte prej vitesh në fshat së bashku me bashkëshorten e tij dhe kishte një jetë të qetë. Rreth orës 16:00, ai i kishte kërkuar gruas që ta ndihmonte për të nxjerrë bagëtinë në pronat e tyre mbi fshat. Pasi kishte nxjerrë bagëtitë, ai është kthyer për të marrë një shishe me ujë dhe ishte afruar sërish në zonën ku mbante bagëtinë.

    Në ato momente, sipas informacioneve të para, kushëriri i tij, 28-vjeçari Hazbi Velsula – i cili prej vitesh jetonte në zonat rurale të Tiranës, por kohët e fundit ishte rikthyer në pronat familjare në Xibër – i kishte bërë thirrje viktimës të afrohej, duke i thënë se kishte “një muhabet”. Në atë moment, dyshohet se e ka sulmuar me thikë disa herë, duke i shkaktuar plagë të rënda.

    Selim Velsula ka rënë menjëherë në tokë nga goditjet, ndërsa autori është larguar nga vendngjarja. Viktima, edhe pse i plagosur rëndë, ka tentuar të kthehet drejt banesës, por nuk ia ka dalë. Në rrugën e fshatit është gjetur i shtrirë dhe pa shenja jete nga një banor i zonës, i cili po shkonte të merrte ujë për vaditje. Ky i fundit ka njoftuar menjëherë bashkëshorten e viktimës dhe më pas banorët e tjerë.

    Mësohet se autori i dyshuar, Hazbi Velsula, pas krimit ka telefonuar motrën e tij, duke i thënë: “E bëra vrasjen me mjet prerës.”

    Motra ka njoftuar policinë dhe forcat e policisë kanë rrethuar zonën ku ishte fshehur autori. Dyshohet se autori i ngjarjes vuante nga probleme të shëndetit mendor.

    Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Xibërr të Klosit, ku një trup pa jetë u gjet me disa plagë të shkaktuara prej goditjeve me thikë në gjoks.

    te fundit vrasje xiber
    Previous ArticleBëni mirë të qëndroni brenda! Ja sa priten të shënojnë temperaturat pasditen e sotme
    Next Article “Pa u menduar dy herë, mora frymë thellë dhe u zhyta”/ Historia e shqiptarit hero që shpëtoi dy fëmijë nga mbytja në Greqi: Bëra atë që do të bënte çdo prind
    Të Fundit

    Aksident i frikshëm ne vend! Makina përplas 10-vjeçarin me biçikletë. i m*turi…

    July 29, 2025

    Aksident në mes të Tiranës! Makina përpIas këmbësorin, ja cfarë raportohet

    July 29, 2025

    ‘TERMET’ për këto 3 shenja: Një javë sfiduese dhe me shumë të papritura, ja cfarë thonë yjet!

    July 29, 2025
    Tv Show

    Aksident i rëndë, plagoset rëndë një fëmijë që lëvizte me biçikletë (Detaje)

    July 29, 2025

    Xheneta s’lë gjë pa thënë për Egli Takon: “Përdor gjithçka veç talentin” (Foto)

    July 29, 2025

    E rëndë/ Një 33-vjeçar gjendet i mbytur në liqen, ngjarja trondit vendin

    July 29, 2025
    Horoskopi

    ‘TERMET’ për këto 3 shenja: Një javë sfiduese dhe me shumë të papritura, ja cfarë thonë yjet!

    July 29, 2025

    ‘Do pendoheni, por do të jetë vonë…’ Paolo Fox ju pralajmëron për nesër ‘Tregoni kujdes me financat…’

    July 29, 2025

    Gushti me ndryshime të mëdha! Kësaj shenje do i mbushet xhepi me PARA dhe jeta me të mira!

    July 29, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Ju futen thonjtë në mish? Ylli Merja tregon kurën natyrale që ju shpëton në pak ditë

    February 4, 2025

    7 përfitimet shëndetësore të karafilit qe nuk i keni ditur me parë

    May 1, 2025

    Bajame të infektuara? Ju duhen vetëm 3 përbërës që i keni në shtëpi / Ja kura e plotë nga Ylli Merja

    February 3, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.