Automjeti me drejtues Valentin Bluda, rreth 34- vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me një shtyllë metalike. Si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi dhe babai i tij që ishte pasagjerë, 76- vjeçari Nikollë Bluda.
Shkodër-Një aksident i rëndë rrugor me pasojë 2 viktima ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Shkodër – Han i Hotit.
Automjeti me drejtues shtetasin Valentin Bluda, rreth 34- vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me një shtyllë metalike në rrugë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës, 18:20, ndërsa si pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje Valentin Bluda dhe babai i tij, Nikollë Bluda, 76 vjeç, pasagjer në automjet.
Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 18:20, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin Valentin Bluda, rreth 34- vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me një reklamë në rrugë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasi Valentin Bluda dhe babai i tij, shtetasi Nikollë Bluda, 76 vjeç, pasagjer në automjet’, njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Fotot te siguruar nga Shqiptarja.com