Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    ‘Gjyshi më detyronte të lypja, isha 14 vjeçe dhe shtatzënë kur u përdh*nova…’ Historia rrenqethese e Ivanes qe u…

    0
    By admin on June 29, 2025 Të Fundit

    Historia e Ivanës, protagonistes së “Ka Një Mesazh Për Ty”, nis me tonalitete të forta trishtimi e dhimbjeje.

    Nëna e braktisi sapo lindi dhe më pas u rrit nga gjyshi. Nga gjyshi e tezja, Ivana nuk njohu asnjëherë dashuri, por një fëmijëri të kaluar në rrugë. Me sytë e përlotur, tregon për rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan se ata e detyronin të lypte dhe nëse nuk mjaftonte, ofendohej e lidhej me zinxhirë.

    Ivana: Më lindi nëna dhe më braktisi. Më braktisi dhe më merr gjyshi. Më merr në një moshë 8-9 vjeçe.

    Ardit Gjebrea: Kush të nxori se ti vetë nuk dilje?

    Ivana: Më merrte tezja për të lypur, ajo më nxirrte se burri i saj luante bixhoz dhe po mos të bëja lekë, më rrihte më shumë. Më çon te gjyshi dhe gjyshi në moshën 11-vjeçare më thotë do të dalësh të lypësh. Dal e lyp sepse nuk dija çfarë ishte, fshija xhamat, lypja te “Piramida”.

    Ardit Gjebrea: Nëse nuk pranoje ti, çfarë të ndodhte?

    Ivana: Më shante shumë rëndë, më paragjykonte shumë pistë, llafet më të ndyra që nuk ishin për mua, llafe që unë doja të isha një fëmijë që kishte dashuri nga gjyshi.

    Ardit Gjebrea: Ti, lekët që lypje i çoje në shtëpi?

    Ivana: Po, i çoja në shtëpi, ia jepja gjyshitt. Në atë kohë, më lidhte edhe me zinxhir, më thoshte po nuk solle lekë…një llaf shumë i pistë.

    Në moshën 11-vjeçare, Ivana u njoh me nënën. Ajo vinte në shtëpi dhe nuk i thoshte se kush qe, por ajo e kishte kuptuar. Në moshën 14-vjeçare, mbeti shtatzënë dhe familja e hodhi në rrugë. E ngashëryer, Ivana tregon se ndërsa kërkonte dikë që t’i zgjaste një dorë ndihme, u përdhunua nga një shofer.

    Ivana: 14 vjeçe ngel shtatzënë me djalin me një person që pinte drogë dhe unë nuk e dija që pinte drogë.

    Ardit Gjebrea: Si u njohe?

    Ivana: Në lagje e njoha, e kam njohur në lagje. Unë nuk e dija që isha shtatzënë, familja më kuptoi që isha shtatzënë se isha 14 vjeçe.

    Ardit Gjebrea: Po si reagoi gjyshi, tezja, familja?

    Ivana: Ti nuk je vajza jonë. Kam ndenjur jashtë.

    Ardit Gjebrea: Ke ndenjur jashtë?

    Ivana: Po.

    Ardit Gjebrea: Më morën, më kërcënuan, më mbajtën dy ditë brenda mbyllur, shtatzënë.

    Ardit Gjebrea: Pse?

    Ivana: Më përdhunon një shofer…

    Ardit Gjebrea: Ti ndërkohë ishe edhe shtatzënë dhe flije jashtë?

    Ivana: Po. Shkova në muajin e tetë dhe e shoh që unë po afrohesha, doja edhe një muaj. Ndërkohë unë nuk kisha ku të shkoja atë natë dhe nxjerr dorën për të kërkuar ndihmë që të ndalonte ndonjë shofer, dikush… ky më merr në makinë dhe më çon në një shtëpi, më mbyll dy ditë, më përdhunon, më rreh dhe në atë moment mendova se vdiqa me çunin.

    Ardit Gjebrea: Pse nuk e denoncove?

    Ivana: Shkova. Nuk ma morën për bazë.

    Ardit Gjebrea: Pse?

    Ivana: Shkova te rajoni 4, te rajoni 3, nuk ka reaguar asnjë. Për mua ka qenë… shumë e vështirë./tvklan.al

    ardit gjebrea e diela shqiptare ivana ka nje mesazh per ty
    Previous ArticleI nxehti ekstrem mbërthen Shqipërinë, Ministrja e Shëndetësisë jep këshilla si të përballoni të nxehtin!
    Next Article E FUNDIT! Ronaldo Sharka përfundon në Urgjencë, zbulohet gjendja e tij shëndetësore…
    Të Fundit

    Erdhi për pushime në Shqipëri, 15 vjecari bie nga ballkoni i katit katërt dhe…

    July 17, 2025

    Lumë si këto 4 shenja! Fat, mbarësi dhe lekë të madh deri në fund të vitit

    July 17, 2025

    Cfarë ka ndodhur me flokët dhe kokën e Xhensila Myrtezajt? Shtanget rrjetin me dukjen e saj të fundit

    July 17, 2025
    Tv Show

    Erdhi në Shqipëri për pushime, 15-vjeçari polak bie nga ballkoni i katit të katërt

    July 17, 2025

    Katër shenjat e horoskopit që do të përjetojnë periudhën më të mirë të jetës së tyre deri në fund të vitit, ja çfarë parashikojnë yjet

    July 17, 2025

    HOROSKOPI I SË ENJTES/ Thyerje zemrash në horizont! Këto 3 shenja bëjnë mirë të përgatiten për tradhti

    July 17, 2025
    Horoskopi

    Lumë si këto 4 shenja! Fat, mbarësi dhe lekë të madh deri në fund të vitit

    July 17, 2025

    Gati për të shkëlqyer! E Enjtja është dita me fat për këto 2 shenja sipas Paolo Fox

    July 16, 2025

    Debate të ashpra që do ju trazojnë jetën! Kjo e Martë nuk do jetë dita juaj, ja cfarë thonë yjet

    July 15, 2025
    Këshilla Shëndeti

    7 përfitimet shëndetësore të karafilit qe nuk i keni ditur me parë

    May 1, 2025

    Keni dhimbje të gjurit? Ja kura natyrale që do jua largojë dhimbjet përgjithmonë

    February 5, 2025

    Ja pse duhet te konsumoni majdanozin, limonin dhe mjaltin

    May 5, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.